Mirëqenie

October 29, 2019 | 8:40

Dieta pa sheqer, ju ndihmon të humbni peshë dhe të mbroni veten nga kanceri

Dieta pa sheqer, ose me një përmbajtje të ulët sheqeri, është një dietë që ju ndihmon të humbni peshë dhe rrjedhimisht, të zvogëloni rrezikun e diagnostikimit me kancer. Ne kemi specifikuar “sheqer të ulët” pasi, siç përmendet edhe nga ekspertët e AIRC, eliminimi i plotë i këtyre lëndëve ushqyese nga dieta e një personi është i vështirë.

Sheqernat në fakt luajnë një rol shumë të rëndësishëm, pasi ato veprojnë si lëndë djegëse për qelizat e trupit tonë, duke na lejuar të kemi atë energji fizike dhe mendore që na lejon të kryejmë aktivitetet e ditës. Në ditët e sotme, në literaturën mjekësore nuk ka asnjë provë që flet për dobinë e eliminimit të sheqernave nga dieta me qëllim parandalimin e kancerit.

Sigurisht që marrja me moderim ndihmon për të mbajtur nën kontroll peshën. Siç u përmend më lart, mbajtja e një peshe të shëndetshme promovon parandalimin e llojeve të ndryshme të tumoreve. Në këtë kategori është i mundur të përfshihet kanceri i mëlçisë, por edhe kanceri i gjirit tek gratë në menopauzë.

Për të konsumuar sheqerna në një këndvështrim anti-tumor, duhet të mendojmë jo vetëm për sa i përket sasisë – tek të rriturit e shëndetshëm, rreth 45% e konsumit ditor të kalorive duhet të vijë nga lëndët ushqyese të lartpërmendura – por edhe nga lloji i tyre.

Sheqernat që janë aleat të peshës janë në fakt ato komplekse, të cilat mund t’i gjejmë sidomos në kokrra të plota. Këto ushqime janë burime të çmuar të fibrave, përbërës thelbësorë për të optimizuar nivelin e ngopjes, për të zgjidhur problemin e kapsllëkut dhe për të ngadalësuar thithjen e sheqerit në gjak. Kjo pikë e fundit është funksionale për të mbajtur nën kontroll gliceminë, ndër shkaktarët më të shpeshtë kur bëhet fjalë për shtimin në peshë. Nëse synoni të shmangni mbipeshën, është gjithashtu e rëndësishme të zvogëloni marrjen e sheqernave të thjeshtë, të cilët janë kryesisht të pranishëm në pije industriale dhe ëmbëlsira jo artizanale.

I njëjti arsyetim duhet të bëhet me yndyrnat: për të mbajtur një peshë të shëndetshme dhe për të bërë diçka konkrete me qëllim parandalimin e kancerit, optimale do të ishte ulja e konsumit të yndyrave të ngopura me origjinë shtazore, duke u dhënë hapësirë atyre me origjinë bimore (p.sh. ato që gjenden në vaj ulliri ekstra të virgjër, fruta të thata dhe avokado). Para se të bëni ndryshimet ushqimore të përmendura më lart, këshillohet të konsultoheni me mjekun tuaj.

 

 

Burimi / https://dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top