Mirëqenie

October 31, 2018 | 10:37

Dieta që mbron zemrën e goditur nga ataku…

Një dietë e përshtatshme mund të ketë efekte të dobishme në zemër. Në këtë përfundim ka dalë një hulumtim i kryer në Holandë, me rreth 2200 njerëz të përfshirë, të cilët kishin kaluar një infarkt.

Në studim u vlerësuan zakonet e të ngrënit të të gjithë pjesëmarrësve, të cilët gjithashtu iu nënshtruan dy testeve për të vlerësuar praninë e mundshme të simptomave depresive dhe për të matur tendencën e rishfaqjes së simptomave.

Duke analizuar rezultatet, studiuesit vunë re se një dietë e pasur me perime, fruta, peshk, produkte të qumështit dhe yndyrë të ulët u shoqërua me simptoma të vogla depresive. Kështu, një dietë e shëndetshme ndihmon në kapërcimin e pasojave që mund të jenë shkaktuar nga infarkti, duke mbrojtur zemrën tuaj.

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top