Mirëqenie

July 26, 2018 | 10:51

Dieta që ndihmon në menaxhimin e diabetit dhe rënien në peshë

Agjërimi për 2 ditë në javë mund të ndihmojë pacientët me diabet të humbasin peshë dhe të mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak me po aq efikasitet sa dietat e tyre të përditshme. Ekspertët thonë se njerëzit mund të përfitojnë nga dieta 5:2, ku pesë ditë në javë hahet normalisht dhe 2 ditët e tjera konsumon 600 ose më pak kalori.

Një studim afatshkurtër, i pari në botë i këtij lloji, i kryer nga Universiteti i Australisë Jugore,  ka zbuluar se dieta 5:2 mund të funksionojë po aq mirë se kufizimi i kalorive për 7 ditë në javë. Rënia nga pesha është e rëndësishme për menaxhimin e diabetit të tipit 2, që prek me miliona njerëz në të gjithë botën dhe lidhet shpesh me të qenët mbipeshë.

Agjërimi për dy ditë – por jo rresht – mund të jetë më i lehtë për njerëzit se thjesht kufizimi çdo ditë i ushqimeve.

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top