Këshilla & Arsye

December 14, 2019 | 8:10

Dieta Sprint që ju bën të humbni peshë para Krishtlindjes

A jeni jashtë shtëpisë çdo ditë për drekë dhe keni frikë nga mbipesha për festa? Kjo është dieta ideale për ata që gjithmonë vrapojnë dhe hanë çdo ditë jashtë shtëpisë

Nëse gjithmonë jeni me nxitim dhe duhet të plotësoni një mijë angazhime, keni shumë pak kohë për të drekuar. Dhe shumicën e kohës jeni në bar, për një vakt të shpejtë, si p.sh sanduiç, një ushqim që rrezikon të shndërrohet në diçka të rrezikshme për shëndetin, jo vetëm për festa. Por pikërisht për këtë arsye është koha të largoni mitet e rreme. Ajo që është e sigurt është se përmban karbohidrate, gjithashtu ka kaloritë e saj, pavarësisht nëse është integrale ose me miell të veçantë. Por vetëm buka nuk ju shëndosh: gjithmonë varet nga ajo me të cilën shoqërohet.

Prandaj mes mishit që duhet të zgjidhni shmangni ata me shumë yndyrë, duke u përqendruar tek proshuta e gatuar. Mbi të gjitha, mendoni për perimet e sezonit, të tilla si patëllxhanë të pjekur në skarë, domatet dhe trangujt.

Shmangni salcat të tilla si, majoneza, ketchup. Sa i përket djathërave, ato të lehtë si mocarela apo edhe gjiza janë perfekte. Në përgjithësi gjithmonë preferohet të mos vendosni më shumë se dy ose tre përbërës në sanduiç.

Dieta Sprint, programi  me 1400 kalori

Të Hënën

Për mëngjes: një kavanoz me kos me fruta dhe pesë biskota.

Për drekë: një sanduiç me proshutë të papërpunuar dhe perime të pjekura në skarë si dhe një sallatë frutash natyrale.

Për darkë: makarona të skuqura dhe 200 g fasule të ziera.

Të Martën

Për mëngjes: një filxhan qumësht dhe një fetë tortë.

Për drekë: një sanduiç me mish gjeli të pjekur dhe perime të pjekura në skarë plus një mollë.

Për darkë: një pjatë me supë me perime dhe një omëletë me dy vezë dhe kunguj të njomë.

Të Mërkurën

Për mëngjes: një kavanoz me kos me pak yndyrë me tre biskota.

Për drekë: një sanduiç të mbushur me domate të prera dhe ton natyral plus një puding.

Për darkë: 70 gram makarona me ragù dhe 200 g spinaq në tigan me një frut.

Të Enjten

Për mëngjes: 250 ml qumësht me katër biskota.

Për drekë: një sanduiç të mbushur me mish viçi të pjekur dhe perime plus një banane.

Për darkë: Një sallatë me rukola, domate dhe speca.

Të Premten

Për mëngjes: një filxhan qumësht dhe 50 g buke e thekur me marmalatë.

Për drekë: sanduiç me mocarela dhe domate plus një frut.

Për darkë: supë me perime, 200 gr. fileto peshku, sallatë të përzier.

Dy ditët e fundit, natyrisht, duhet t’i kaloni në shtëpi, në mënyrë që menuja të ndryshojë.

Të Shtunën

Për mëngjes: qumësht dhe 5 biskota me drithëra.

Për drekë: 70 g oriz me bizele dhe 250 g perime të pjekura në skarë.

 Për darkë: 150 g mish të pjekur në skarë, 250 g patate dhe fasule të ziera.

Të Dielën

Për mëngjes: një filxhan qumësht me 40 g bukë dhe reçel pa sheqer. 

Për drekë: 70 g pene me salcë domatesh, 150 g gjoks pule të pjekur në skarë, sallatë të përzier.

Për darkë: supë me perime, 80 g proshutë e shoqëruar me djathë parmixhan dhe 30 gr bukë.

 

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top