Autor i dietës me fruta është nutricionisti amerikan, Jay Rob, i njohur për dietën e tij detoksifikuese treditëshe. Kjo dietë jo vetëm ndikon në uljen në peshë por mbi të gjitha bën pastrimin e organizmit nga skoriet dhe papastërtitë e mbledhura në zorrë.
Dita e parë
Mëngjesi: përzierje me ½ banane, 1 gotë kos me pak yndyrë, ½ e lugës kanellë
Paraditja: 1 rriskë shalqi ose pjepër
Dreka: supë me 150 gramë mish të bardhë pule dhe perime si karotë, kungull, brokoli, sallatë me fruta me1 kivi, 1 mandarinë, 1 mollë, ½ shegë.
Darka: 150 gramë peshk, sallatë me spinaq, djathë me pak yndyrë (30 gramë), 1 grusht mjedra dhe disa arra me lëng limoni me pak vaj ulliri.
Dita e dytë
Mëngjesi: sallatë nga ½ e gotës qershi, 1 mollë dhe 30 g djathë të freskët.
Paraditja: lëng me multivitamina duke përzier 1 portokall, ½ e mollës dhe 1 qitro
Dreka: sallatë jeshile me 1 vezë të zier, 3 rrepa, 150 gramë mish gjeldeti me lëng limoni dhe ½ e gotës kos me pak yndyrë, 1 dardhë
Darka: 150 gramë peshk troftë të zier me qepë, majdanoz dhe limon si dhe 50 gramë luleshtrydhe, sallatë jeshile me lëng limoni
Dita e tretë
Mëngjesi: 1 rriskë shalqi me 30 gramë djathë me pak yndyrë.
Paraditja: frape molle duke përzier 1 mollë, ½ e lugës kanellë, 1 dl ujë dhe ½ dl kos pa yndyrë
Dreka: supë me panxhar me 1 vezë të zier, lëng të shtrydhur portokalli
Darka: 150 gramë mish gjeldeti në skarë, sallatë domatesh, tranguj dhe speca, 150 gramë fruta.
Burimi / bota.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.