Mirëqenie

February 24, 2018 | 9:08

Dieta ushqimore që mban tiroiden inaktive

Një përzgjedhje e kujdesshme e ushqimeve që konsumojmë gjatë ditës mund të jetë hapi i parë dhe ndoshta më i rëndësishmi për të pasur një jetë të shëndetshme. Tiroidja, si çdo organ tjetër, është e ekspozuar ndaj sëmundjeve, por për prodhimtarinë e saj hormonale ‘përgjegjësia’ duhet parë te vaktet tona.

Viktoria Naço, Dietologe

Viktoria Naço, Dietologe

“Në rastin e hipotiroidizmit (gjendje inactive e tiroides) dieta e një pacienti luan një rol të rëndësishëm, jo vetëm në normalizimin e hormoneve, por dhe në largimin e simptomave”, pohon dietologia Viktoria Naço. Sipas saj, hipotiroidizmi shfaqet në një përqindje shumë të lartë në botë.

Ndër kategoritë më të rriskuara janë femrat dhe personat që vuajnë sëmundjet autoimmune si: sindroma Sjogren, diabeti tipi 1, artriti reumatoid etj. “Shkaqet kryesore janë: mungesa e jodit, sëmundja autoimmune Hashimoto, anomali gjenetike të gjëndrës së hipofizës ose hipotalamin, ndërhyrjet kirurgjikale, përdorimi i disa medikamenteve etj. Më tepër probabilitet të shfaq hipotiroidizëm kanë femrat dhe personat që vuajnë nga sëmundjet”, shton dietologia, e cila na njeh edhe me produktet ushqimore që duhet të konsumohen për të përmirësuar aktivitetin e tiroides si edhe ato që duhen shmangur.

SI DUHET TË USHQEHET NJË PACIENT, I CILI VUAN NGA HIPOTIROIDIZMI

Në rastin e hipotiroidizmit, dieta e një pacienti luan një rol të rëndësishëm, jo vetëm në normalizimin e hormoneve, por dhe në largimin e simptomave. Duhet të shtohet konsumi i produkteve të pasura në jod. Jodi dhe mungesa e tij luajnë një rol shumë të rëndësishëm. 2-3 herë në javë këshillohet konsumi i peshkut të freskët (kujdes, këshillohet të jenë të vegjël për të evituar sasinë e metaleve të rënda që kanë peshqit e mëdhenj). Frutat e detit gjithashtu përmbajnë jod. Farat, si farat e kungullit. Fara e lulediellit.

Dhe më e rëndësishmja është konsumi i kripës së jodizuar. Të shtohet konsumi i produkteve të pasura në zink p.sh. farat e ndryshme, mishi i pulës, mishi i viçit, shpeshherë këshillohet nga mjeku dhe marrja e suplementit. Të shtohet konsumi i ushqimeve të pasura në tirosini: tirosini është një aminoacid, i cili luan një rol shumë të rëndësishëm në prodhimin e hormoneve të tiroides.

Ushqime të pasura në tirosini janë mishi i pulës, peshku, produktet integrale dhe bulmeti. Shumë studime kanë vërtetuar ndikimin e Selenit në prodhimin e hormoneve të tiroides. Këshillohet marrja e suplementit në periudhën sidomos të diagnostikimit. Ushqime të pasura me selen janë arrat e Brazilit, frutat e detit dhe në përgjithësi prodhimet e detit dhe drithërat integrale, mishi i kuq gjithashtu.

USHQIMET QË DUHEN SHMANGUR

Duhet të ulet konsumi i produkteve që përmbajnë goitrogjene, pasi ato pengojnë në absorbimin e jodit. Produkte të pasura në goitrogjenë janë brokoli, fasulet e sojës, lakra e Brukselit, lakra, lulelakra, bizelet dhe farat e sinapit. Këshillohen të mos konsumohen me vakte të pasura në jod. Gjithashtu, nëse do të gatuheshin për disa minuta, do të ulej ndikimi i goitrogjenës.

SOJA DHE NËNPRODUKTET E SAJ DUHET TË ELIMINOHEN

Duhet të evitohet marrja e alkoolit dhe e kafeinës gjatë marrjes së medikamentit, këshillohet 1 orë para dhe 1 orë pas, të mos konsumohet. Në studimet e fundit është venë re te personat, që vuajnë kryesisht nga hashimoti ndikimi pozitiv i dietës pa gluten. Në këto raste, dieta nuk duhet të përmbajë gluten dhe duhet që të gjithë drithërat, buka, pastat të zëvendësohen nga produkte pa gluten.

Burimi / http://www.panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top