Këshilla & Arsye

August 4, 2016 | 6:00

Dietat: Ndjenja e fajit shëndosh më shumë

Gjatë dietave njerëzit ndihen në faj, sepse ndjejnë gjithmonë uri dhe mundohen ta thyejnë atë me ushqime që mendojnë se nuk u bëjnë dëm, por sipas një studimi në Utrecht University në Holandë të menduarit e shpeshtë për peshën fizike nuk bën gjë tjetër veçse të shëndosh. Studimi u botua në “Psychology & Health” dhe studiuesit vunë në dukje pas disa eksperimenteve se njerëzit që kushtëzohen psikologjikisht nga ushqimi, janë të humbur që në fillim të dietës, madje ajo nuk do të shërbejë për asgjë tjetër veçse për t’i shëndoshur. Ata që ndihen në faj para ushqimit do të kenë një tendencë më të madhe për të ngrënë më shumë dhe për të konsumuar ushqime me yndyrë të tepërt.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top