“Ndihem mjaft mirë dhe natyrisht jam e motivuar për të çuar më lart punën time në luftën kundër obezitetit dhe mbipeshës”.
Me këtë falënderim, Anila Kalleshi, një ndër dietologet më të njohura në Shqipëri, i është drejtuar të pranishmëve në dorëzimin e çmimit. Ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Socrates’ u organizua në Luzern të Zvicrës, në Hotel ‘Schweizerhof’.
“The Name in Science” është vlerësimi që iu bë Kalleshit për punën e saj të pamohueshme dhe rezultatet e arritura në 20 vite përvojë. Qëllimi i këtij organizimi fokusohet te shërbimet dhe kontributi që kjo ‘elitë’ i ofron njerëzimit.
Kjo garë u zhvillua midis njerëzve të cilët i kanë shpallur luftë dukurisë më dominuese të viteve të fundit, mbipeshës. Anila Kalleshi ka shprehur mirënjohjen e saj për Elitën Botërore të fushës së mjekësisë, të cilët mblidhen vit pas viti në një ceremoni të organizuar nga Komiteti i Nominimeve ‘Socrates’ në bashkëpunim me EBA (Europe Bussiness Assembly) me qendër në Oxford.
Dietologia është vlerësuar ndër vite edhe me çmime të tjera ndërkombëtare në fushën e dietologjisë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.