Është më mirë kur bëni dietë pa e ditur! Po, nëse jemi duke ngrënë më pak në mënyrë të pavetëdijshme, pasi kjo na bën të mos e përjetojmë keq! Ndaj dhe rekomandimet janë të mos përqëndroheni në sa kilogramë do të humbisni, kur do të hani, çfarë, sa do hani…?!
Thjesht përqëndrohuni te kujdesi ndaj vetes dhe te shëndeti juaj duke:
-Mos ngrënë ushqime të përpunuara dhe jo të shëndetshme
-Mos rrini shumë orë pa ngrënë
-Mos e teproni kur ndiheni lehtësisht të ngopur
-Mos hani kot se thjesht nuk keni çfarë të bëni
-Mos ngatërroni etjen me urinë, ndaj pini ujë
-Lëvizni sa më shumë
-Mbajeni mendjen larg mankthit të kilogramëve dhe ushqimeve. Ka kaq shumë gjëra të tjera për të bërë!
Mbi të gjitha mendoni pozitivisht!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.