Sepse… ligjet në dashuri nuk i anulojnë ligjet civile, natyrore dhe kulturore
Çdo stinë e jetës ka një detyrë të vetën për të kryer dhe një faktor për të përftuar. Mosha nuk është vetëm një e dhënë anagrafike e pakthyeshme dhe e pandryshueshme, por një faktor që bën të dalin në pah diferenca reciproke me përvojat e maturuara në vite. Çdo ditë mund të njohim njerëz të rinj, të eksplorojmë vende, vlera, kultura, profesione dhe besime që mund të zgjerojnë vizionin tonë për botën. Janë përvoja sasiore dhe cilësore që ndikojnë në formimin e karakterit të personit. Psikanalisti Erik Erikson i ka ndarë fazat identitare në stade, duke i caktuar secilit një detyrë për të kryer, një borxh për të shlyer dhe një faktor për të përftuar: në fëmijëri piqet besimi te vetja dhe te tjetri; në moshën shkollore njohuritë; në adoleshencë identiteti. Në fillim të moshës së rritur vlerësohet intimiteti kundër izolimit, në mesomoshë zbulohet transmetimi i identitetit dhe vlerave kundër tërheqjes brenda unit, ndërsa në moshën e shtyrë fitohet mençuria dhe integriteti përkundër dëshpërimit. Biologjia Joan Borysenko krahason fazat e jetës me stinët: pranvera 21/34 vjeç; vera 35/49; vjeshta 50/63; dimri mbi 64 vjeç. Pranvera është stina e dashurisë: shprehet jeta e rritur, dëshirohet një shtëpi, një shok, fëmijët. Vera na bën më të vetëdijshëm për veten: kërkohet ekuilibri mes detyrave familjare dhe profesionale, një raport i barabartë me partnerin. Vjeshta paraqet intensitetin e të jetuarit, ndjeshmërinë ndaj ndryshimeve dhe sinjaleve trupore, riekzaminohet e shkuara për të kuptuar se cilat vlera, qëndrime e miq kanë ndryshuar apo mbetur njëlloj. Dimri zbulon kënaqësinë e të pasurit kohë për të bërë atë që na pëlqen, e të zgjedhurit që të qëndrojmë në shoqëri ose vetëm pa e ndjerë vetminë. Me moshën, ndryshon edhe kompozimi hormonal. Te gratë pas moshës 50-vjeçare përpjesëtimi mes testosteronit dhe estrogjenit ndryshon. Mungojnë efektet qetësuese të progesteronit dhe ositocinës dhe gruaja në këtë moshë është e lirë të mos e pëlqejnë atë që nuk e do te respekton. Me moshën ndryshon aspekti fizik: rrudhat, shtimi në peshë, humbja e energjive janë shenja fiziologjike të moshës. Mohimi i një të dhëne të realitetit objektiv ushqen iluzionet, manipulimin dhe mashtrimin. Iluzioni se dashuria është më e fortë se diferencat. Manipulimi i diferencave të statusit, besimit, kulturës, pozicionit social, njohurive. Mashtrimi bazohet në mendimin e plotfuqishëm se ligjet e dashurisë anulojnë ligjet civile, natyrale dhe kulturore. Një shembull i vetëm sot shumë i përhapur: kur Lidia 42 vjeçe takon Martinin 30 vjeç, i ka kapërcyer vuajtjet e divorcit dhe mundimet e sfidës së dy fëmijëve adoleshentë. Lidia ka një karrierë të ndjeshme, në zhvillim të vazhdueshëm. Marko është në fillim: kërkon të promovohet, por nuk e arrin nëse krahasohet me Lidian dhe ndihet i frustruar. Diferenca të tolerueshme. Por kur ai dëshiron një fëmijë dhe ajo absolutisht jo, ndahen.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.