Trishtimi dhe depresioni kanë shumë karakteristika të përbashkëta, por në të njëjtën kohë, ato janë dy koncepte krejtësisht të ndryshme.
Trishtimi është “ngjyra emocionale” e veprimeve tona. Si emocionet e tjera, trishtimi është diçka e brendshme e vetë natyrës njerëzore. Në vend se të shmangim atë, ne duhet të dimë dhe të mësojmë ta pranojmë: ajo është një forcë e rëndësishme lëvizëse e evolucionit, në gjendje për të promovuar shëndetin dhe mirëqenien tonë.
Në fakt, trishtimi është një emocion, një reagim normal ndaj ngjarjeve që ndikojnë tek ne. Të qenit i trishtuar nuk do të thotë depresion, por shpesh njerëzit përdorin dy termat gabimisht.
Ne mund të pikëllohemi për disa arsye: një histori e shkuar keq, një humbje … por në sajë të trishtimit ne mund të rishikojmë përvojat tona dhe të nxjerrim përfitime në aspektin e zhvillimit personal.
Një trishtim i thellë me kalimin e kohës mund të hapë rrugën për depresion.
Situata të tilla si humbja e një të dashuri, ose një dështim i madh mund të gjenerojnë një trishtim të madh që çon në depresion. Kjo do të thotë se, në një masë më të madhe apo më të vogël, ne të gjithë kemi mundësi të biem në kthetrat e depresionit.
Kur trishtimi është i zgjatur, dhe besoni se nuk kemi asnjë përmirësim, në të vërtetë ndjeheni keq, duhet të kërkoni ndihmë nga një psikolog.
Nuk ka nevojë të prisni që depresioni të vendosë rrënjë, një psikolog mund t’ju ndihmojë për të kapërcyer pikëllimin dhe të rifillojni jetën e përditshme.
Çfarë e dallon trishtimin nga depresioni?
- Trishtimi është një emocion, depresioni është një çrregullim
- Trishtim është një gjendje kalimtare e mendjes, depresioni është i fortë
- Depresioni nuk është i vetëm, ai shoqërohet nga lodhja dhe humbja e energjisë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.