Mirëqenie

April 21, 2017 | 15:00

Dilema e verës, a duhet të konsumojmë Omega 3?

1

Kohët e fundit kam marrë shumë mesazhe nga ju të nderuar, mbi konsumimin e omega 3 në vere, saktësisht mbi konsumimin e vaji të mëlçisë së merlucit, pasi sipas meje nuk duhet të mungojë në tryezë, nëse jo për të rritur, për hatër të shëndetit të femijeve tuaj të çmuar.

Nga Diola Dosti-Baftiu, Nutricioniste, dietologe dhe biologe

Nga Diola Dosti-Baftiu, Nutricioniste, dietologe dhe biologe

Shumë specialistë nga Iceland Health shkruajnë arsyet se përse këtë vaj duhet ta konsumojmë më shumë në dimer, por jo që ta ndërpresim në verë. Ndërkohë sipas CW Daybreak dhe NBC News dhe specialistëve të nutricionit, rëndesia e omega 3 në verë është shumë e madhe. Sipas dr. Felicia Stoler, ajo rekomandon prindërit t’ju japin fëmijëve të tyre vaj të mëlçisë së merlucit edhe në verë. Ndërsa kërkuesit në Brigham&Women’s Hospital and Harvard Medical School konstaton se omega 3 në vajin e mëlçisë së merlucit ka efekte pozitive në komplet organizmin e njeriut, sidomos në shëndetin e trurit, nyjeve, zemrës dhe uljen e triglicerideve.

 “Zemra është një muskul për të cilin kemi nevojë të jemi të shëndetshëm gjatë gjithë stinëve”– shprehet dr. Felicia Stoler gjatë intervistës së saj në NBC news.

“Konsumimi i ushqimit të detit gjithashtu është shumë i nevojshëm, por sidomos kur jemi ne vende që nuk kanë shume kontakte me ushqime të tilla të sigurta, duhet të sigurohemi që marrim sasinë e nevojshme të omega 3,” përfundon ajo.

Në verë shfrytëzoni vendet ku ka ushqime deti, por merrni edhe sasite e nevojshme të omega 3. Vaji i mëlçisë së merlucit ka edhe sasi të mjaftueshme të vitaminës D, 5 mikrogramë për 5 ml dhe vitaminë A, 600 mikrogramë për 5 ml dhe omega 3, mbi 1000mg për 5 ml. Aq më tepër nëse pushimet dhe kontakti juaj me diellin përfundon me 2 javë pushime dhe pastaj mbylleni në zyra. Për të rritur mund të marrin kapsula, për fëmije mund marrin në gjendje të lëngët.

E rekomandoj sidomos për femrat që vuajnë nga kanceri i gjirit, për shkak të prezencës së lartë të vitaminës D në të.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top