Sipas një studimi të Universitetit të Harvardit ekziston një lidhje e ngushtë midis pijeve të gazuara dhe formimit të gurëve në veshka. Kush konsumon një pije të gazuar në ditë rrezikon që të vuajë nga gurët në veshka rreth 23-33% më shumë se sa ata që konsumojnë më pak se një pije në javë.
Studimi është kryer me rreth 194 mijë njerëz, të cilët i mbajtën nën vëzhgim për 8 vjet. Të dhënat e mbledhura, konfirmojnë hipotezën se konsumimi në sasi të lartë i pijeve të gazuara është e lidhur me një rritje të rrezikut të krijimit të gurëve në veshka.
Sipas nefrologëve: “Deri më sot sugjerohej se çaji dhe kafeja duhet të konsumohen në sasi të moderuar te pacientët me gurë në veshka, sepse janë burim i substancave dëmtuese për veshkat. Por ky studim e hedh poshtë këtë ide”.
Pijet e gazuara rrisin sekretimin urinar të oksalatit të kalciumit dhe acidit urinik. Personat që konsumonin një ose dy gota pije të gazuar kishin një risk më të madh (23%) për formimin e gurëve kundrejt atyre që konsumonin më pak se një gotë në javë.
Një sasi më e madhe e ëmbëlsuesve në pije do të ishte e shoqëruar me një inçidencë më të madhe të gurëve në veshka, një fakt që mund të jetë i lidhur drejtpërsëdrejti me sasinë e përmbajtjes së fruktozës në pije. Pikërisht fruktoza shkakton një rritje të sekretimit të oksalatit të kalçiumit dhe acidit urinik.
Por, në kundërshtim me rezultatin e studimit është konsumimi i lëngut të portokallit. Lëngu i portokallit, falë përmbajtjes së citratit të natriumit, favorizon shpërbërjen e urinës, duke penguar formimin e gurëve. Edhe lëngu i portokallit është i pasur me fruktozë, megjithatë përfitimet nga citratet kompensojnë efektet e tij, gjë që nuk ndodh në lëngjet e tjera të frutave.
Kontrolloni etiketat nëse nuk i shmangni dot këto pije dhe konsumoni një produkt që në etiketë mund të ketë acid citrik dhe acid malik: këto dy elemente pengojnë formimin e gurëve në veshka. Për studiuesit, por edhe për ne, gjëja më e mirë që duhet të bëjmë kur kemi etje është të kosumojmë ujë, kryesisht natyral.
Por, sa i dëmshëm është konsumimi i tyre për metabolizmin e njeriut? Ja disa argumente që do t’ju bëjnë të hiqni dorë nga konsumimi i tyre.
Sheqeri – Vetëm një kanaçe me pije të gazuara përmban 10 lugë çaji sheqer. Kjo sasi sheqeri, për më tepër në formë të lëngët, rrit jashtë mase nivelin e sheqerit dhe shkakton reaksion të insulinës në trup. Me kalimin e kohës kjo mund të çojë në shfaqjen e diabetit, ose në shfaqjen e rezistencës ndaj insulinës. Kompanitë e prodhimit të pijeve me gaz janë përdorueset më të mëdha të sheqerit.
Acidi fosforik – Pijet me gaz përmbajnë acid fosforik, i cili e pengon trupin të marrë calcium dhe kjo mund të shkaktojë osteoporozë, kavitete dhe dobësim të kockave. Acidi fosforik gjithashtu prek edhe acidin e stomakut, duke ngadalësuar procesin e tretjes dhe duke bllokuar thithjen e lëndëve ushqyese.
Ëmbëlsuesit artificialë – Në pijet dietike, në vend të sheqerit natyral përdoret një lëndë tjetër, aspartama, e cila është shumë më e dëmshme. Kjo lëndë shkakton shumë sëmundje si, atak kardiak, sklerozë të shumëfishtë, tumore të trurit, diabet dhe çrregullime emocionale. Aspartama kthehet në metanol kur është në temperaturë të lartë dhe metanoli shpërbëhet në metanol të oksiduar dhe në acid formik. Pijet dietike rrisin gjithashtu rrezikun e sindromës metabolike, që shkakton dhjamë në zonën e barkut, tension të lartë dhe rrit kolesterolin.
Kafeina – pjesa më e madhe e pijeve të gazuara përmbajnë kafeinë, e cila shkakton disa kancere, deformime të gjoksit, rrahje të çrregullta të zemrës, tension të lartë dhe shumë probleme të tjera.
Uji – Uji që përdoret për prodhimin e këtyre pijeve është ujë rubineti dhe përmban kimikate si klori, fluoruri dhe grimca metalesh.
Obeziteti – Studimet e kryera nga universiteti i Harvardit kanë nxjerrë se pijet e gazuara shkaktojnë obezitet. Studimi i bërë mbi persona 12 vjeç, tregoi se personat që pinin pije të tilla kishin më shumë shanse të bëheshin obezë në krahasim me ata që nuk pinin, për çdo pije që konsumonin rreziku për t’u bërë obezë rritej me 1.6 herë.
Fruktozë e tepruar – Pijet me gaz përmbajnë shurup drithi me nivel të lartë fruktoze, i cili normalisht vjen nga drithërat. Problemi qëndron në faktin se këto drithëra janë të modifikuara gjenetikisht, dhe fatkeqësisht nuk ka studime të kryera për një kohë relativisht të gjatë mbi sigurinë e produkteve të modifikuara gjenetikisht. Për më tepër, procesi i prodhimit të këtij shurupi përfshin edhe përdorimin e mërkurit, i cili shkakton shumë sëmundje të rrezikshme.
Mungesa e lëndëve ushqyese –Pijet me gaz janë substancë jo natyrale që trupit i shkaktojnë veç dëm.
Dehidratim – Për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit, natriumit dhe kafeinës, këto pije dehidratojnë trupin dhe pas një kohe të gjatë mund të shkaktojnë dehidratim kronik.
I dëmshëm për dhëmbët- Pirja e vazhdueshme e këtyre pijeve shkakton formimin e pllakëzave bakteriale tek dhëmbët dhe mund të shkaktojë kavitete dhe probleme me mishërat e dhëmbëve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.