Ju largojnë stresin
Kur situata juaj është e rënduar, jeni e lodhur, e mërzitur, partneri nuk mund t’ju kuptojë si një shoqe. Shëndeti ynë fizik dhe mendor varet nga personat me të cilët kemi marrëdhënie të ngushtë tek të cilët drejtohemi në çdo rast, sidomos në momente krizash. Shoqet na njohin dhe me këshillat e tyre do ta bëjnë më të lehtë stresin.
Nuk janë nëna juaj
Nënat duke qenë më të vjetra, i përkasin një brezi tjetër dhe gjithmonë bëjnë krahasimin kur ato janë marrë me rritjen dhe edukimin tuaj e mund t’ju japin këshilla jo të duhura ose që nuk ju përshtaten me gjendjen e momentit. Një shoqe është më fleksibël në këtë aspekt.
Mund të jenë të ashpra, por të vërteta
Nëse keni bërë diçka gabim, shoqja juaj do t’ua vërë në dukje patjetër. Ndoshta duke ju qortuar ose duke u shprehur ashpër për gabimin tuaj, por gjithmonë me ndershmëri dhe ju do ta kuptoni se çfarë duhet të bëni ndryshe herën tjetër.
Ju kuptojnë më mirë se bashkëshorti
Ndryshimet që pëson jetën juaj kur bëheni me fëmijë, bashkëshorti nuk mund t’i kuptojë kurrë si miket tuaja. Me shoqet nuk ka kufij sesa gjatë do të analizoni ndjenjat, mendimet e përjetimet tuaja.
Secila ka eksperiencën e saj
Shoqet kanë ndarë momente me ju dhe ju me to. Ju e njihni njëra-tjetrën e për këtë arsye, mbështetja është e garantuar. Për më tepër, secila ka eksperiencat e veta nga të cilat mund të mësoni shumë.
Burimi / www.pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.