Këshilla & Arsye

January 27, 2017 | 9:51

Disa cilësi të njerëzve të suksesshëm

A doni të jeni i suksesshëm? Mënyra më e mirë është të zbatoni të njëjtat zakone që ata kanë.  Ata ecin rrugëve që ecim dhe ne, qëndrojnë nën të njëjtin diell, por shohin botën në këndvështrim tjetër.

1

Disa cilësi të njerëzve të suksesshëm:

Kanë pasion Janë njerëz që kanë pasion,  janë të apasionuar pas dickaje/nga dicka,  frymëzohen nga diçka ne jetë…

Punojnë shumë – Kanë një etikë të fortë të të punuarit.

Këmbëngulës – Të ndjekësh suksesin do të thotë të ndjekësh një rrugë plotë me dështime, të biesh pafund dhe të kesh kurajon të ngrihesh përsëri. Njerëzit e suksesshëm kanë nivel të lartë tolerance për sa i përket dështimit.

 

Të zgjuar dhe manipulues– Kanë aftësi të mirë në manipulimin e njerëzve për të marrë atë që duan qoftë në familje, në grupin shoqëror, në vendin e punën.

Janë krijues– Gëzojnë aftësinë për të krijuar. Kreativiteti është padyshim një cilësi lideri apo njeriu të suksesshëm, pasi favorizon biznesin tuaj, jetën, karrierën.

Aftësi trajnimi dhe taktike – Njerëzit e suksesshëm kanë padyshim aftësi trajnuse dhe origjinalitet. Kanë vullnetin për t’u stërvitur shumë në zhvillimin e këtyre taktikave , mënyrave  apo rrugëve që i çojnë drejtë suksesit të dëshiruar në cdo lloj fushe.

Vlerësojnë ekselencën – Duan të bëjnë punë ekselente. Ndihen krenarë për atë që bëjnë dhe kanë ndjesinë e të qënit më të mirët në atë që bëjnë . Gëzim, vetëbesim, vetëkënaqje.

Vizionarë Ata mund të shohin një pikturë të qartë mbi të ardhmen , qëllimet, synimet, ndikimin që duan të kenë në shoqëri.

Janë lider Jo domosdoshmërisht lider i një turme të madhe, por mjaftojnë dhe vetëm disa persona. Ata janë lider pasi gërmojnë , ndërtojnë, krijojnë vetë rrugën e tyre drejtë suksesit.

 

Nuk kanë qëllim primar paranë – Motivohen nga impakti që duan të kenë me botën , zhvillojnë egon, janë krenar, largpamës, duan të përcjellin diçka, punojnë me pasion dhe përqëndrohen në një fushë.

 

Kanë kurajo Janë mjaftë të guximshëm dhe veprojnë përball frikërave. Kjo s’do të thotë që nuk kanë frikë, por thjesht që frika nuk i ndalon. Vazhdojnë të lëvizin përpara.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top