Këshilla & Arsye

May 6, 2017 | 9:00

Disa gjëra që duhet t’i dini për EMDR, si t’u vini në ndihmë të mbijetuarve nga ngjarjet traumatike

Shumë njerëz kanë dëgjuar për Eye Movement Desensitization and Reprocessing (EMDR) dhe besoj dinë mjaftueshëm për të, që tashmë mund të fillojnë ta kërkojnë si një trajtim terapeutik.  Megjithatë , unë jam një fanse e madhe për transparencë dhe mendoj që është ndihmuese për të gjithë të kenë një kuptim bazik se çfarë kërkojmë kur punojmë me traumat. Mund të gjeni shumë përshkrime fantastike për EMDR , në çdo portal të mundshëm informativ, që s’ka nevojë për përshkrime më të mira nga ana ime.

Adelina Pjetra Psikolge Klinike & Terapiste EMDR (Niv.1) Koordinatore shkencore, EMDR-Albania

Adelina Pjetra
Psikolge Klinike & Terapiste EMDR (Niv.1)
Koordinatore shkencore, EMDR-Albania

Duke thënë këtë, principet bazike të  EMDR janë ndihmuese për këdo që ka një lloj interesi për traumat psikologjike dhe terapinë në përgjithësi. Mendoj që kjo është e vërtetë për çdo lloj qasje terapeutike, kështu që doja ta filloja këtë shkrim me “Çfarë duhet të dini për…” dhe  të prezantoja modele të ndryshme dhe pjesë të tyre që mund të jenë një ndihmë për të mbijetuarit nga ngjarjet traumatike, por edhe për klinicistët të cilët punojnë me raste të tilla.

emdr

Trauma është e ruajtur në trup

Të  mbijetuarit e një përdhunimi mund të gjejnë se pozicionet gjatë aktivitetit seksual papritur të rezultojnë si një përgjigje e traumës që i ka ndodhur dikur, të mbijetuarit e luftërave ushtarake (duke përfshirë edhe ushtarët tanë që kryejnë akoma sot shërbime në zona të nxehta lufte nëpër botë) e gjejnë veten që në mënyrë reflektive/impulsive të sulmojnë njerëz që ecin pas tyre. Ne gjithashtu mund të stërvitim trupin tonë për t’u përgjigjur në mënyrë impulsive/refleks në rrethana të ndryshme si në sport, luftime apo vetëmbrojtje. Atëherë, ka kuptim që trauma do të ruhet si një lloj tjetër situate që kërkon një përgjigje reaktive. Ka disa lloje të terapive që trajtojnë traumat psikologjike dhe që përdorin vetëdijen somatike dhe pastaj e shkarkojnë për të punuar me kujtimet traumatike dhe EMDR është njëra prej tyre.

07-112401-emdr_eye_movement_desensitization_and_reprocessingSi janë rrjetet e kujtesës?

Kujtimet janë të lidhura së bashku në rrjete, dhe këto rrjete janë formuar nga emocionet. Pra, kur ju keni një eksperiencë që në fëmijëri që është shumë poshtëruese (dhe unë kurrë nuk kam takuar ndonjë që nuk e ka një eksperiencë të tillë ), kjo bën një përshtypje të tillë ku çdo përvojë më pas që e bën të ndihet në të njëjtën mënyrë shtohet automatikisht në rrjet.

Kur përpunojmë traumën, ne mund të punojmë prapa në kohë duke përdorur një triger aktual (herë pas here një pozicion të trupit) me kujtimet e tjera në rrjet dhe shpesh në të gjithë rrugën prapa, në kujtesën e origjinës. Është e habitshme se çfarë janë kujtimet në rrjet, pasi ato mund të kenë pjesëmarrës dhe cilësime të ndryshme më shumë se sa kujtimet më të fundit, dhe ne jemi duke përdorur gjëra që janë  ruajtur në këtë mënyrë, p.sh. “kujtimet e shkollës”,  ose “kujtimet familjare”

emdr25per

Kujtimet traumatike zakonisht përfshijnë një besim të rremë

Unë nuk jam eksperte në gjuhësi, por unë e di që të studiosh se si e ndikon gjuha trurin dhe identitetin tonë është një fushë e gjerë për të punuar. Gjuha është se si ne i kuptojmë gjërat, për pjesën më të madhe. Pra, ka kuptim që këto rrjete të kujtesës të përbërë nga emocionet mund të identifikohen me besimin bazë që bashkëngjitet  me to. Kështu rrjeti i poshtërimit i përshkruar më sipër ka besimin, “Unë jam një dështim” ose “Unë nuk jam mjaft e mirë” të bashkangjitur.

Trauma është një ngjarje ose kujtesë që nuk është përpunuar si duhet

Në thelb, kujtimet traumatike janë me të vërtetë shumë shqetësuese  dhe nuk mund të shpërbëhen, vlerësohen dhe të renditen nëpër rrugën që kujtimet jo-traumatike bëjnë. Në vend të kësaj, e gjitha kjo mbahet larg  , por kjo do të thotë që ne jemi duke  ruajtur  një tufë gjërash të panevojshme, të cilat dalin jashtë, kur  ndodh një triger , apo shmangemi, dhe na lë në kufi  ndaj kërcënimeve të ardhshme

Ripërpunimi përfshin instalimin e besimeve të sakta dhe korrekte

Por EMDR shkon një hap më tej se sa terapitë e ekspozimit. Ndërsa ato thjesht “ të bëjnë të  pandjeshëm”,  EMDR riproceson përvojën për ta përmbushur atë me një kuptim të ri. Pra, “Unë nuk jam i mirë sa duhet” bëhet  “Unë jam mjaftueshëm i mirë” dhe ky besim i ri është i brendësuar plotësisht në një mënyrë që nuk mund të arrihet vetëm nga terapi me bazë konjitive.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top