Jo të gjitha dhuratat kanë të njëjtin kuptim. Mendoni se çfarë doni t’i tregoni partnerit/partneres suaj në Ditën e Dashurisë. Çdo njeri do marrë e japë dhurata për të shprehur ndjenjat e bukura. Zbuloni se çfarë dhuratash mund të bëni për Shën Valentin.
Libër
Një libër është ideja më e mirë kur nuk dini çfarë dhurate të bëni për Shën Valentin. Ju mund të zgjidhni zhanrin tuaj të preferuar dhe ti jepni mundësi partnerit/partneres që t’ju kujtojë sa herë e lexon.
Kartë dhuratë
Një ide fantastike që nuk do ju zhgënjejë aspak është një kartë dhuratë. Partneri/partnerja juaj mund ta shpenzojë për të shkuar në spa, dyqan rrobash, restorante apo dyqane librash, kjo nuk ka aspak rëndësi. Kjo është dhurata që do ju shpëtojë në momentin e fundit.
Buqetë lulesh
Kjo është një surprizë që i bëhet vetëm femrave. Nuk ka rëndësi nëse ia çoni në shtëpi apo punë pasi partnerja juaj do mbetet pa fjalë.
Biletë koncerti
Për adhuruesit e muzikës, një biletë për në koncertin e artistit të preferuar do ishte ideale. Të dy mund të shijoni pak muzikë dhe kërcim për Shën Valentin.
Album kujtimesh
Nëse jeni vonë për dhuratën e Shën Valentinit, kaloni disa minuta duke zgjedhur fotografitë tuaja më të bukura për ti futur në album. Padyshim që është një dhuratë romantike.
Bizhuteri
Janë simbol i dashurisë dhe shoqërisë. Idetë më të mira mund të jenë vathë ose varëse. Ato simbolizojnë bashkëpunimin dhe çiftin ideal.
Rroba
Një veshje që kompleton gardërobën është zgjedhja e duhur për miqtë, kolegët apo të dashurit.
Aksesorë
Një çantë, syze apo orë nuk duhet të anashkalohen nga syri juaj. Nëse ende keni dyshime për çdo gjë që thuhet më lart, zgjidhni njërën prej tyre dhe partneri/partnerja juaj do lumturohet pafund.
Burimi / OraNews
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.