Studimet kanë zbuluar se koronavirusi i ri, i njohur si COVID-19, mund të mbijetojë në disa sipërfaqe deri në nëntë ditë, dhe kjo mund të përfshijë telefonin tuaj të dashur.
Nëse prekni telefonin pasi prekni një dorezë të dyerve publike ose një karrocë ushqimore, menjëherë mund të mendoni ta pastroni atë duke përdorur alkool. Mos e bëni!
Çfarë duhet përdorur dhe çfarë duhet shmangur?
Ju mund të zgjidhni një nga mënyrat e mëposhtme:
✔Leckë mikrofibër + ujë i distiluar
✔Leckë mikrofiber + ujë me sapun
✔Peceta CLOROX
✔Dritë UV (ultraviolet) si PhoneSoap, mendohet që vret 99.99% të baktereve apo mikrobeve të tjera.
Këto këshilla vlejnë edhe për telefonat rezistentë ndaj ujit. Pas përdorimit të pecetave me ujë për pastrim, thani telefonin tuaj me një pecetë të thatë, veçanërisht portën e karikimit.
Ato që duhet të shmangni për pastrimin e telefonit tuaj janë:
✖Larës Xhamash
✖Pastruesit e kuzhinës
✖Pecetat e zakonshme të lagura
✖Pecetat e thata të kuzhinës, pasi shkaktojnë gërvishtje të ekraneve
✖Alkoli dhe dezinfektantët e duarve, dëmtojnë shtresën mbrojtëse oleofobike dhe hidrofobike të ekranit
✖Heqës make up-i
✖Avulli, dëmton portat e telefonit si p.sh: vendin e karikimit
✖Larësin e enëve, me përjashtim të rastit kur e kombinoni me ujë të distiluar dhe pecetë mikrofibër
✖Uthull, me përjashtim të rastit kur e kombinoni me ujë të distiluar, por vetëm për të pastruar anësoret dhe pjesën e pasme të telefonit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.