Disa këshilla për të nxitur akoma më shumë këtë harmoni:
• Secili nga ne gjatë pushimeve duhet ta stakojë trurin, larg nga gjithçka, e të fokusohet aty për të shijuar shumëçka.
• Duhet të zgjojmë të gjithë nga pak shpirtin aventuresk për të shijuar çdo çast pranë partnerit, të kalosh eksperienca të guximshme, të bësh gjëra që ti dhe partneri yt pëlqeni.
• Të përpiqesh të jesh më romantik. Gjithmonë dhe në çdo rast një darkë romantike private buzë detit me partnerin vlen!
• Mundohu të mos i vësh re të metat apo gabimet e partnerit të paktën ato ditë. Jini më të qetë dhe dashurojeni atë.
• Shprehi çdo ditë dhe çdo moment partnerit sa shumë e do, sa me fat je për të.
• Thojini femrës tuaj sa e bukur është dhe adhurojeni atë, pasi e sigurt, do e bëni tej mase të lumtur.
• Një nga ditët e pushimeve zgjidhni një plazh privat të jeni vetëm ju me partnerin.
• Bëni foto për t’i pasur gjithmonë të ruajtura si kujtim mjaft i bukur me partnerin tuaj.
• Përpiquni t’i qëndroni larg telefonit, punës dhe rrjeteve sociale. Dedikohu vetëm tek dashuria dhe fal shumë prej saj!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.