Përcakto se cilat gjëra në jetë të bëjnë të ndihesh i lumtur – lumturia përbëhet nga disa zgjedhje, qëndrime, mendime dhe veprime që secili prej nesh bën në jetën e tij. Nuk mund të kontrollojmë dot të gjitha situatat në të cilat ndodhemi, por mund të kontrollojmë reagimet tona.
Mendimet – “Lumturia në jetë, ndikohet nga cilësia e mendimeve” thotë Marcus Aurelius. Mënyra sesi ne e perceptojmë jetën, ndikon cilësinë e saj dhe padiskutim edhe faktin nëse jemi ose jo të lumtur. Optimizmi, entuziazmi dhe pasioni në realizimin e objektivave, motivimi për të ndjekur dëshirat dhe të menduarit pozitiv kanë funksione magnetike për lumturinë.
Të jemi në kontakt me veten – të duam veten, të kemi kontroll mbi emocionet dhe mendimet. Dashuria është forca më e madhe dhe përbërësi kryesor që na ҫon drejt lumturisë.
Kujdesu për trupin-mendjen-shpirtin – të jetosh shëndetshëm është një mënyrë për të arritur një ekuilibër mendje-trup dhe për të tërhequr rreth vetes energji pozitive. Një dietë e pasur ushqimore, ushtrime fizike, vrapi, shëtitjet, takimet me miqtë, joga, meditimi etj…, janë disa elementë, që mund të ndryshojnë cilësinë e jetës sonë.
Revista Psikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.