Këshilla & Arsye

December 12, 2018 | 12:56

Disa këshilla që ju ndihmojnë të ndiheni mirë psikologjikisht

Nëse dëshironi të jeni të mirë me njerëzit rreth jush, duhet të filloni të ndiheni mirë me veten, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Kjo është arsyeja pse duam t’ju ndihmojmë me disa këshilla që ju bëjnë të ndiheni mirë psikologjikisht:

Jini në kontakt me natyrën

Jetoni ose qëndroni afër natyrës ose zonave të gjelbra për nivele më të mira të shëndetit mendor dhe mirëqenies emocionale. Lidhja me natyrën gjeneron një ndikim pozitiv tek ne. Për më tepër, fakti i thjeshtë i ekspozimit ndaj rrezeve të diellit na ndihmon të rrisim nivelet e vitaminës D, e cila lidhet drejtpërdrejt me uljen e emocioneve negative, siç është trishtimi.

Kryeni veprimtari artistike

Arti, i manifestuar në çdo formë, rrit nivelet tona të dopaminës dhe stimulon zona të caktuara të korteksit tonë ballor që shkaktojnë ndjenja pozitive dhe të këndshme. Nuk është e nevojshme të jeni një figurë artistike.

Bëni diçka për një person tjetër

Bëni diçka për dikë sepse kjo rrit nivelet tona të lumturisë dhe kënaqësisë, si dhe siguron një ndjenjë dhembshurie dhe kompetence, redukton nivelin e stresit dhe ndihmon si për shoqërinë, edhe për personin tjetër.

Thyeni monotonin

Edhe pse pak rutinë dhe monotoni na jep një ndjenjë të sigurisë dhe të kontrollit mbi jetën tonë që mund të jetë e dobishme, tejkalimi i kësaj zakonisht nuk është gjë e mirë, duke qenë se na fut ndjenja të tilla si mërzitja, frustrimi ose trishtimi.

Bisedoni me njerëz të tjerë

Njerëzit janë kafshë shoqërore, kështu që qëndrimi afër me njerëzit e tjerë zakonisht ka një efekt pozitiv. Kushtimi i një momenti të ditës sonë për të nisur një bisedë me dikë që ne njohim dhe më pas për të rritur marrëdhëniet tona sociale do të gjenerojë një ndjenjë të këndshme të mirëqenies dhe kënaqësisë.

Është koha që tani të filloni të bëni këto ndryshime, në mënyrë që çdo gjë të shkojë mirë në jetën tuaj.

 

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top