Marrëdhënie

May 27, 2017 | 15:25

Disa këshilla që rekomandojnë specialistët për të menaxhuar kuriozitetin e fëmijëve për seksualitetin

Mother talking with child
• Emërtimin e saktë të organeve seksuale. Vagina dhe penis, emrërtimet me nënkuptim apo pseudonime shkaktojnë vetëm konfuzion

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

• Edukimi dhe informimi si i djemve dhe i vajzave pa dallim.

• I rrituri nuk duhet të shmangë dhe evitojë pyetjet e fëmijës duke thënë: pyet mamin apo babin. I rrituri nuk duhet të nxehet me pyetjet, por të përgjigjet dhe kur nuk di të përgjigjet, ti thotë fëmijës me seriozitet që nuk e di, por sa ta mësoj do të tia shpjegojë. dhe duhet ta mbaje fjalën dhe tja shpjegojë sa po të mundet.

• T’i lexojë dhe tregojë libra që janë për moshën dhe që trajtojnë në mënyrë edukative njohjen e trupit të njeriut si të femrës dhe të mashkullit përfshi dhe organet genitale.

• Nuk duhet të flitet për organet genitale në mënyrë mohuese, psh, femra “nuk ka” penis, por femra “ka” vaginë”. Të cilëcohet diferenca dhe funksioni i organeve.

• Ti shpjegohet që “intimiteti” është i ndryshëm nga “fshehtas”.

• Nëse fëmija po luan me një moshatar duke u prekur, mos ndërhyni, por ruani qetësinë, pasi do ti mësoni padashje të fshihet nga ju, por jo të mos e bëj më.

• Kurioziteti fëminor është gjëja më natyrale në botë. Nëse fëmija deri në moshën 6 vjeç, nuk bën pyetje reth kësaj teme duhet të mendohet se ku po e mer informacioni dhe sa cilësor është ky informacion. Prindër mos e lejoni që fëmija juaj të mësojë dhe zbulojë veten dhe seksualitetin nëpërmjet banalitetit të “rrugës”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top