Dhënia prioritet vetes para të tjerëve duke si egoizëm, por është vitale për shëndetin tuaj, mirëqenien dhe vetëvlerësimin. Pikërisht është ky i fundit që ju bën atraktiv në sytë e tjerëve, ndaj ushqyerja e këtij burimi të brendshëm është shumë e rëndësishme.
Ju sugjerojmë të bëni pjesë të rutinës tuaj ditore këto 10 zakone:
- Lidhuni thellësisht me njerëzit
Ne tërhiqemi nga njerëzit të ngjashëm me ne dhe gjithashtu na pëlqen të gjejmë njerëz po aq tërheqës sa ne. Të jesh i ngjashëm është e thjeshtë: jini më të interesuar në atë që ju thonë se sa të flisni për veten. Bëni pyetje që të kuptoni më mirë preferencat, veprimet dhe historitë e tyre. Si janë këta njerëz kur janë vetëm në shtëpi? Cilat janë frikërat dhe ëndrrat e tyre?
- Trajtojeni shoqërinë si prioritet
Miqtë nuk e lënë miqësinë të rritet veçmas. Duke ushqyer miqësinë tuaj, praktikoni dhe aftësinë për të mbajtur një marrëdhënie romantike të lumtur. Miqtë ju bëjnë të qeshni dhe e qeshura është gjithmonë një zakon tërheqës.
- Jetoni në të tashmen!
Në një studim të bërë në “speed-dating”, gratë vlerësuan burrat si më tërheqës në rastet kur ishin më të vëmendshëm.
Vëmendja është atraktive pasi e heqim fokusin nga stresi, depresioni ndërsa fokusohemi tek e tashmja. Njerëzit e vëmendshëm kanë tendencë të jenë më të ekuilibruar emocionalisht.
- Lëvizeni atë trup..
Pa diskutim ushtrimet fizike e mbajnë trupin në formë dhe trupat e shëndetshëm janë më tërheqës se ato jo të shëndetshëm. Kur mendoni për dikë që është tërheqës, ata gjithmonë bëjnë lëvizje të hijshme.
- Ushqehuni me ushqim të shkëlqyer
Ushqyerja ndihmon dhe në shëndetin e lëkurës tuaj. Lëkurat e shndritshme janë gjithmonë tërheqëse dhe bukuria nis nga brenda. Mendoni për një partner potencial që ju sheh teksa hani.
- Njihni vlerat e vetes
Jini të sigurt për vlerat tuaja. Jini konfidentë së pari për vlerat si qenie njerëzore dhe për karakterin, inteligjencën dhe veprimet tuaja. E thamë dhe më parë që vetëbesimi është seksi dhe dashuria ndaj vetes është mënyra më e mirë për të ndërtuar këtë vetëbesim.
- Zhvilloni zakone të mira të gjumit
Gjumi i siguron trupit energjinë dhe kohën e mjaftueshme për t’u furnizuar me energji. Bëjeni zakon të bëni gjumë cilësor që të dukeni më mirë fizikisht, lëkura do të duket më e shëndetshme dhe sytë tuaj janë të shkëlqyeshëm.
- Bëjeni zakon të merrni kohë pushim
Vetë kujdesi përfshin kohë pa stres ose shqetësime. Sigurohuni që të çlironi stresin duke shijuar kohë pa angazhime. Zgjidhni aktivitet që ushqen shpirtin tuaj si meditimi, joga apo leximi.
- Përmirësimi i vetes do të thotë mësim i vazhdueshëm
Fillimisht mësoni të jeni të mirë me veten duke i falur disa gabime dhe të tregoni që keni mësuar duke i shmangur në të ardhmen.
- Merrni kënaqësi pa fund nga gjërat e thjeshta
Në çdo moment keni mundësinë të jeni të lumtur ose të mërzitur/të trishtuar/të frikësuar. Në këtë moment buzëqeshja në fytyrën tuaj mund t’ju çojë tek partneri i duhur për ju apo tek gjërat e duhura për ju.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.