Maska për fytyrën? Dezinfektues? Doreza? Të gjithë po përpiqemi të kuptojmë më shumë për shpërthimin e koronavirusit të ri.
Ekspertët e shëndetit publik kudo në botë, po këshillojnë që njerëzit të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin të njëjtat masa paraprake që rekomandohen, për të shmangur parandalimin e gripit ose viruseve të ngjashme respiratore. Krijoni kushtet bazë: Lani duart, mbuloni fytyrën kur kolliteni dhe teshtini dhe qëndroni në shtëpi kur të jeni të sëmurë.
Kur duhet të shqetësohem?
Ekspertët thonë se kërcënimi i një shpërthimi të koronavirusit të ri, nuk duhet të shihet si një “shpërthim” vdekje. Megjithëse paraqet një rrezikshmëri të madhe për personat e moshuar dhe me sëmundje respiratore, mendohet nga ekspertët e shëndetit që është një sëmundje relativisht e butë.
Stephen Morse, pedagog i epidemiologjisë në universitetin Columbia thotë që tani për tani duhet të jeni vigjilentë, të dëgjoni çdo informacion rreth koronavirusit të ri dhe të organizoheni në rast se ndjeni shqetësimet e para, duke pasur kontakt të menjëhershëm me mjekët, duke pasur ilaçet e nevojshme dhe duke u kujdesur që mos të ndikoni tek personat e tjerë.
A duhet të blini një maskë apo doreza?
Jo nuk duhet të blini, deri në momentin që ju ose dikush në familjen tuaj është i prekur nga koronavirusi i ri. Ekspertët thonë se nuk ka asnjë provë që tregon se maskat na ndihmojë për të qenë të shëndetshëm. Ju mund të përdorni një maskë vetëm nëse jeni sëmurë. Dorezat gjithashtu janë të dobishme vetëm nëse kujdeseni për një person të sëmurë. Dorezat janë të rëndësishme nëse ndryshoni pelenën e një fëmije të prekur ose të pastroni të vjellat.
Konsumimi i zinkut ose ilaçeve të tjera si masë parandaluese?
Ekspertët thonë se nuk ka një substancë të caktuar që mund të përdorim për të zvogëluar shanset që të prekemi nga koronavirusi i ri. E vetmja mënyrë e mirë parandalimi është larja e duarve shumë shpesh dhe qëndrimi në shtëpi kur jeni të sëmurë.
A duhet të blej ndonjë produkt specifik pastrimi?
Dezinfektuesit e zakonshëm mjaftojnë. Çdo gjë me alkool dhe me zbardhues funksionon. Nëse keni një person të sëmurë, pastrimi i sipërfaqeve që prekni shpesh me alkool etilik mjafton.
Çfarë duhet të bëj nëse një pjesëtar i familjes ka koronavirusin e ri?
Mundohuni ta izoloni sa më shpejtë të jetë e mundur. Mjekët theksojnë që është e nevojshme që i prekuri duhet të qëndrojë në një dhomë të veçantë, gjithashtu edhe të përdor një tualet të veçantë.
Mjekët theksojnë se simptomat kryesore të koronavirusit të ri janë ethet, kolla, gulçimi, lodhja dhe dhimbjet e muskujve. Këto simptoma janë shumë të ngjashme me gripin e zakonshëm dhe mënyra më e mirë për të kuptuar nëse keni kornavirus apo grip është të testoheni nga një mjek.
Ndonjë masa paraprake që duhet të dimë për fëmijët e vegjël?
Një lajm i mirë për prindërit është se virusi prek më së shumti moshat e mëdha. Vetëm 2% e rasteve të raportuara deri më tani kanë qenë fëmijë. Por edhe pse ata janë më pak të ekspozuarit, për fëmijët duhet të ndiqen të njëjtat udhëzime për të parandaluar virusin. Gjithashtu, ekspertët theksojnë se nëse fëmijët janë të infektuar mbajini larg të tjerëve.
Burimi / https://gazetasi.al/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.