Poret e zmadhuara janë një shqetësim i vërtetë në çdo moshë! Ato vrimat që e vënë lëkurën tonë në kontakt me pjesën e jashtme, për fat të keq, në disa raste bëhen aq të dukshme sa shihen me sy të lirë! Shtrëngimi, pastrimi, uniformimi i lëkurës mund të duket një mision i pamundur! Por me këto këshilla do të keni mundësi, që me kalimin e kohës, të merrni lëkurën që gjithmonë keni dëshiruar!
Një pastrim i thellë dhe i plotë
Baza e çdo rutine për lëkurën është pastrimi: një pore e pastër dhe pa pengesa mund të forcohet aq shumë saqë bëhet e padukshme. Dilatimi, në të vërtetë, ndodh sepse depozitohen materiale si vaj sebumi / vaji i lëkurës, smogu / pluhuri, gjurmë make-up-i brenda vrimës. Pasi të pastrohet, vrima e vogël mund të mbyllet më lehtë, pa lënë gjurmë dhe duke përmirësuar ndjeshëm strukturën e lëkurës.
Avujt e nxehtë
Avulli mbetet një nga metodat më efektive për të hequr qafe papastërtitë. Vendoseni ujin të vlojë në një tenxhere me një perimetër pak a shumë sa ai i fytyrës. Shtoni petale trëndafili ose disa pika vaj esencial të livandës dhe mbulojeni me një peshqir për rreth 5 minuta. Pastaj vazhdoni me thithjen duke e lënë avullin të veprojë në lëkurë për rreth çerek ore, në mënyrë që të zbutet dhe të përgatiteni për një pastrim të thellë. Më pas lajeni fytyrën me ujë në temperaturën e dhomës, duke përdorur një leckë mikrofibre, shumë delikate për lëkurën, në mënyrë që të mos e irritoni atë.
Toniku, aleati numër një për të zvogëluar poret.
Për një efekt të menjëhershëm, por më pak të qëndrueshëm me kalimin e kohës, përdorni tonikun: një produkt shumë të lehtë me bazë acidin. Shumë shpesh, tonikët specifikë për lëkurën e papastër kanë brenda tyre një sasi të madhe alkooli, por ky përbërës tenton të sulmojë epidermën, duke e irrituar atë dhe duke shkatërruar barrierën hidrolipidike. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, zgjidhni një produkt të lehtë.
Nga përvoja personale nuk rekomandoj tonikë që janë shumë alkoolikë sepse kanë tendencë të sulmojnë lëkurën dhe e dehidratojnë atë, duke marrë efektin e tmerrshëm të prodhimit të më shumë sebum që shkatërron barrierën hidrolipidike të lëkurës.
Burimi / https://www.pianetadonne.blog/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.