Këshilla & Arsye

April 21, 2018 | 8:56

Disa këshilla se si të shmangni alergjitë e pranverës…

Stina e pranverës është gjithmonë e shoqëruar me shpërthimin e alergjive. Çelja e bimëve dhe ndryshimi i temperaturave krijojnë një atmosferë aspak miqësore për personat që vuajnë nga alergjitë e stinës. Por fillimisht duhet të kuptojmë se çfarë ndodh me trupin tonë gjatë kësaj periudhe dhe përse ndodh alergjia.

Stina e pranverës është e shoqëruar me alergjitë që lidhen me bimët dhe polenin e tyre. Në momentin e çeljes së bimëve çlirohet poleni i tyre. Ato janë shumë të vogla sa era mund t’i shpërndajë deri në 50 kilometra. Gjatë procesit të frymëmarrjes, poleni i bimëve futet në organizmin e njerëzve. Sistemi imunitar i individit vlerëson polenin apo organizmin që hyn dhe e klasifikon si ‘armik’ të tij dhe këtu fillon një ‘luftë’ mes trupit dhe polenit.

Efektet e kësaj ‘lufte’ janë zakonisht simptomat e alergjisë si teshtimat, kruajtje e syve, kruajtje e fytit, hundët dhe nëse kemi një gjendje më të acaruar mund të shoqërohet me kollë e deri në astmë.

Mirëpo ka disa mënyra shumë efikase që lehtësojnë efektet e alergjisë:

  1. Evitoni qëndrimin në ambiente me shumë pemë, apo ku pritet bari

Sa më shumë bimë të ketë aq më i madh është probabiliteti i një reaksioni alergjik. Për ata persona që kanë alergji nga bari është e rekomandueshme të qëndrojnë shumë larg ambienteve ku pritet bari sepse ky proces shpërndan më shumë në sasi polenin e tyre.

  1. Mbani syze

Mbajtja e syzeve do të siguronte një mbrojtje të tyre nga poleni çka do të sillte më pak irritim dhe kruajtje të tyre.

  1. Mbani kapele ose lani kokën çdo mbrëmje

Mbajtja e kapelës do të ulte sasinë e polenit të mbledhur në flokun tuaj. Nëse nuk mbani dot një kapele, atëherë duhet të lani kokën çdo natë që të pastroni flokun nga poleni. Kjo do të ndihmonte për një natë më të qetë.

  1. Mos i mbani në ambientin ku qëndroni rrobat që keni veshur gjatë ditës

E mira është që rrobat e jashtme si xhinset apo bluzat të mund të ndërrohen çdo ditë dhe të lahen që të pastrohen nga polenet. Nëse ka rroba delikate që mund të prishen nga larjet e shpeshta duhet që ato t’i lini jashtë gjatë natës që të mund të ajrosen.

  1. Mbani maskë mjeku

Nëse ju duhet të kaloni në ambiente që kanë shumë bimësi duhet që të mbani maskë mjeku që të minimizoni futjen e polenit në organizëm.

Një këshillë e fundit është që të mundoheni sa më shumë të merrni frymë me hundë sesa me gojë. Është shumë herë më mirë që të acarohet hunda sesa fyti sepse ky i fundit do të sillte probleme të mëdha me astmën. Nëse vëreni se shenjat e alergjisë janë shumë të larta atëherë duhet me patjetër të vizitoni një mjek specialist.

Burimi / http://www.intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top