Mirëqenie

August 31, 2018 | 14:10

Disa këshilla se si të ulni rrezikun për atak në zemër…

Sëmundje kardiovaskulare (SKV) është një term i gjerë dhe përfshin një sërë sëmundjesh që ndikojnë në zemër dhe në enët e gjakut.

Kjo sëmundje prek enët e gjakut që ushqejnë zemrën të cilat quhen arterie koronare; enët e gjakut që ushqejnë trurin dhe enët e gjakut periferike që ndodhen kudo në trup. Një atak në zemër ose goditje në tru mund të jetë paralajmërimi i parë i një sëmundje kryesore.

Ndër simptomat kryesore të shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare është dhimbja e kraharorit. Kjo dhimbje mund të shfaqet kur ngjit një malore, shkallët apo kur ekspozohesh ndaj një klime të ftohtë. Dhimbja shfaqet në kraharor, në formë shtrënguese apo në krahun e majtë.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari kryesor i vdekjeve në mbarë botën.

Për të reduktuar rrezikun për atak në zemër dhe goditjen në tru, si dhe për të pasur një zemër të shëndetshme ndiqni këto këshilla:

  • Mos pini duhan
  • Konsumoni sa më pak kripë
  • Konsumoni më shumë fruta dhe zarzavate
  • Kryeni rregullisht aktivitet fizik
  • Kufizoni konsumin e alkoolit
  • Nëse keni tension të lartë të gjakut ose diabet, merrni rregullisht medikamentet e përshkruara nga mjeku.

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top