Paniku dhe frika e madhe që përjetohet pas tërmetit prek më së shumti fëmijët. Ata që prindër e familjarë rrëmbejnë të parët në krahë në momentin që dalin jashtë pas goditjeve.
E rëndësishme në çdo situatë është të ruhet qetësia, por më pas, ajo që ka shumë vlerë sipas specialistëve është menaxhimi i stresit dhe frikës që lë pas gjithë çfarë ndodhi, në mënyrë të veçantë tek më të vegjlit.
Ja se si mund t’i ndihmojmë fëmijët të menaxhojnë stresin pas tërmetit:
- Flisni me fëmijët lidhur me ndjenjat e tyre dhe se si apo sa janë ndikuar
- Përgatituni të flisni për të njëjtat detaje disa herë
- Sigurohuni që ata të kuptojnë që ajo që ndodhi nuk është për fajin e tyre
- Mos i lejoni të kenë akses në media. Pamjet katastrofike u shkaktojnë ankth.
- Mundohuni t’i ruani rutinën e tyre. Bëjini gjërat normalisht, edhe pse mund të jeni diku tjetër, ose po i bëni në një tjetër mënyrë.
- Sqarojini ata që edhe të rriturit ndonjëherë nuk e kuptojnë atë që po ndodh
- Përpiquni maksimalisht të ruani qetësinë. Mos flisni rreth shqetësimeve të mëtejshme që mund të keni, në prani të tyre.
- Jepni më të mirën tuaj për të qenë mbështetës, të dashur, komunikues
- Inkurajojini ata të përfshihen në lojëra dhe aktivitet fizik
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.