Flokët tanë kanë gjëndra dhjamore që prodhojnë vajra natyrale (sebum) që i mban ata të shëndetshëm dhe u jep shkëlqim. Por ndonjëherë gjëndrat dhjamore mund të prodhojnë më tepër se ç’duhet yndyrna dhe flokët bëhen shumë shpejt si me vaj, duke humbur vëllimin dhe shkëlqimin e natyrshëm.
7 maska për të mbajtur nën kontroll yndyrën e tepërt të flokëve:
Maskë me luleshtrydhe
Luleshtrydhet mund të rregullojnë prodhimin e sebumit dhe gjithashtu mund të largojnë vajin e tepërt nga flokët tuaj. Ato janë të pasura me vitaminë C, e cila është esenciale për shëndetin e flokëve tuaj. Përzieni 1/4 ose 1/2 filxhan luleshtrydhe dhe përdorni një sitë për të hequr farat e vogla. Lëreni për vetëm 10 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë.
Maskë me të bardhë veze dhe lëng limoni
Rrihni një të bardhë veze e më pas shtojini një lugë gjelle kripë dhe lëng limoni. Përziejini mirë dhe aplikojeni në flokë. Mund ta lani pas 30 minutash me shampo dhe zbutës si zakonisht.
Maskë me argjilë blu ose të gjelbër
Është produkti më i përdorshëm për flokët me yndyrë. Ajo ndihmon në eliminimin e qelizave të lëkurës së vdekur nga koka si dhe për të hequr vajrat e tepërta. Mos kini frikë të përdorni argjilën në flokë sepse është pluhur që largohet lehtë me anë të larjes. Përzieni dy lugë argjilë me ujë derisa të formoni një masë kompakte, por jo shumë të trashë. Mund ta shpëlani pas 10-15 minutash.
Maskë me argjilë dhe të verdhë veze
Përzieni 2-3 lugë argjilë me të verdhë veze dhe ujë. Fërkoni përzierjen në flokë dhe mbajeni për 30 minuta. Më pas lajeni me ujë të vakët.
Maskë me kos
Për këtë maskë do t’ju duhet kos i thjeshtë dhe një lugë çaji sodë buke. Përziejini mirë. Mund të shtoni edhe pak lëng limoni dhe të bardhë veze të rrahur mirë. Aplikojeni dhe mbajeni 30-40 minuta në flokë. Lani flokët me shampo dhe zbutës flokësh si zakonisht.
Maskë me të bardhë veze dhe kripë
Rrihni një të bardhë veze, shtoni një lugë çaji kripë, pak limon të shtrydhur dhe aplikojeni në flokë. Lëreni për 30 minuta më pas shpëlajeni.
Maskë me mjaltë, limon dhe Aloe Vera
Përzieni një lugë gjelle lëng limoni të shtrydhur me një lugë gjelle mjaltë, një lugë gjelle xhel Aloe Vera dhe një të verdhë veze. Përziejini mirë dhe aplikojeni në flokë. Shpëlajini pas 20 minutash me ujë të vakët.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.