Mirëqenie

September 20, 2018 | 9:22

Disa maska natyrale për probleme të ndryshme të fytyrës…

Ndonjëherë nuk kemi besim aq sa duhet në maskat e firmave të ndryshme ndaj dhe hezitojmë për t’i blerë ato. Por më shumë se sa kjo arsye ndoshta është fakti që lëkura, e sidomos ajo e fytyrës, ka nevojë për një trajtim të vazhdueshëm dhe jo një herë në disa kohë. Për këtë është më e lehtë që t’i bëjmë ato në shtëpi! Më poshtë mund të zgjidhni midis 6 maskave për fytyrë me probleme të ndryshme.

1. Për zbehjen e pjesëve të kuqe, të acaruara të fytyrës: 1 banane + një lugë çaji me kos + një lugë çaji me sodë buke. Përzieni bashkë këto 3 përbërës dhe më pas lyeni fytyrën dhe mbajeni për 10-15 minuta.

2. Për të zvogëluar poret: 2 luge çaji kos + n1 lugë çaji argjil natyrale + një lugë çaji mjaltë. Pasi të përzieni përbërësit kjo maskë duhet të mbahet për 20 minuta.

3. Maskë për një fytyrë të thatë: ½ avokado + një lugë çaji qumësht + një lugë çaji mjaltë. Mbajeni në fytyrë për 10-15 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

4. Për rrathët e zinj poshtë syve: 1 lugë çaji me kafe + disa grimca piper i zi + një lugë çaji vaj kokosi. Kjo maskë mbahet për 5 minuta.

5. Maskë për një fytyrë me shumë shkëlqim: I vetmi përbërës është: kastraveci. Duhet thjesht ta qëroni atë, ta shtypni dhe më pas ta mbani në fytyrë për 10-15 minuta. Kastraveci ka veti të mira për shkëlqimin pasi ai përmban vitamina K, B5, A dhe C.

6. Për hidratim: ½ e një filxhani çaji drithëra, 1/3 e filxhanit të çajit me ujë dhe 5 pika vitaminë C. Këto përbërës përzihen bashkë dhe më pas lihen në fytyrë për 15 minuta.

 

Burimi / PanoramaONLINE

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top