Aktualitet

November 19, 2022 | 9:00

Disa mendime për Kundëradmiralin, fisnikun dhe luftëtarin e paepur Ziqiri Mero, mbi librin e autorit Dilaver Goxhaj

Nga Prof.Assoc.Doc.Dr.Ilia S.LARTI

Libri monografik “I Fundmi Gjeneral Partizan”. Është një kurorë jete, shumëngjyrëshe që përcjell dritë, frymë shpirti, fjalë të arta, urtësi dhe përcjell mjaft qartë e në mënyrë bindëse mesazhe, fisnikërie, kulturë vlerash, virtyte, (që në qendër kanë të mirën, të vërtetë, të drejtën, dashurinë njerëzore etj.). Virtytet dhe gjithë ato parime që portretizojnë, Kundëradmiralin Ziqiri Meron me një skalitje mjeshtërore. Libri monografik do të jetë një arkiv frymëzimi për brezat.

00Ndjej detyrim, sa dhe priviligj që të shpreh konsiderata dhe vlerësime të merituara për Gjeneral Ziqiri Meron për Devolliun që lartësoi dhe lartëson çdo babanar dhe devolli. 

Libri monografik e skalit shumë bukur portretin heroik, (duke mos hequr asnjë presje) të Gjenaral Ziqiriut, që ka ditur t’i përcjellë me mjaft mjeshtëri autori Dilaver Goxhaj.

Dilaver Goxhaj gjatë karrierës ushtarake, përveç hartimit të një sërë leksionesh, dispensa e metodika për procesin mësimor në Akademi dhe Shkollën e Trupës. Ka botuar me dhjetëra studime shkencore për armën e MKA dhe luftërat lokale, si dhe disa libra analitikë si: “Rruga që më çoi në UÇK”, “UÇK-ja dhe Kadareja”, “Romantika e Luftës së UÇK-së”, romanin historik “Komandanti i pararojës”, një seri botimesh studimore në “Revistën Ushtarake”, periodike, të Komandës së Doktrinës Ushtarake Tiranë, etj.

Dhe tani më së fundi është autori i Monografisë për Kundër admiralin Ziqiri Mero me titull: “I Fundmi Gjeneral Partizan”. Ndaj, unë nga këndvështrimi im do t’ju referohem thënieve të të Madhit Dritëro Agolli i cili portretizon aq bukur Ziqiriun nga ana Etike, Morale dhe Shoqërore.

Tek ky burrë që rri atje dhe hesht, se i duken lavdërime të tepërta këto që themi Ne. Te qenia e tij bashkohen virtytet më të çmuara të një njeriu si: Atdhedashuria, trimëria, dituria, fisnikëria dhe mbi të gjitha – SHPIRTI I NJERËZISHËM

0011.Atdhedashuria për Ziqiriun. Vendi im, dashuria ime më e MADHE, ai është një si dhe Nëna që është NJË.

Gjëja më e shtrenjtë për Ziqiriun! Vendi ku u lindëm e u rritëm, ku morëm mësimet e fëmijërisë, ku jetuam gëzimet dhe hidhërimet tona.

Aty u formuam, hodhëm hapat e parë dhe nisëm rrugën e jetës…!

Vendlindja është: toka, janë malet, shkëmbinjtë, fushat, lumenjtë, drurët, lulet etje, që në çdo moment na kujtojnë origjinën tonë. Ky është motivi i angazhimit të Ziqiriut që në bankat e shkollës, si arsimtar dhe angazhimi me pjesëmarrje aktive në LANÇ dhe gjithë karriera në ngjitje si ushtarak i sferave më të larta.

2.Trimëria – Trimëria dhe Lavdia e të parëve tanë, e frymëzonin Ziqiriun për t’i mbrojtur dhe kontribuar me zell, vendosmëri, dashuri dhe trimëri, çdo aspect që lidhej me besnikërinë ndaj Atdheut dhe për t’i shërbyer atij në çdo hap të jetës, duke kryer të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë, me kontributin e vlerave të tij, që simbolizonin qenien e tij. Ziqiriu si një luftëtar i madh, ndiente detyrime për atdheun… Njerëz të tillë si Ziqiriu janë të veçantë, janë ndër të paktët që ashtu si e filluan jetën e tyre, me ato bindje për të bërë gjithçka për interesat e larta të atdheut, ashtu e vazhduan dhe ashtu do të vazhdojnë.

Këto arritje dhe kjo vijë sjelljeje, bëhen dritë e përcjellin dashuri për gjithë brezat pasardhës..!

Figura e Ziqiriut, si për sot si dhe për nesër është thirrja mëse e kohës për të njohur e vlerësuar Vendlindjen, si dhe duke mos harruar kushtrimin e të parëve për të dashur atdheun.

3.Dituria është dijenia dhe kuptimi i ngjarjeve, të së vërtetës apo njohurive të përftuara arsyes ose botëkuptimit, nëpërmjet brendashikimit . Dituria është vetëndërgjegjja e të zotëruarit të informacioneve të lidhura ndërmjet tyre të cilat kanë një vlerë dhe një aplikim për të qenë sa më efektiv e deri i suksesshëm. Në këtë aspekt siç cilësohen e dhe në librin monografik, Për Ziqiriun shtrati i parë që në vogëli ka qenë familja, ku ju fut dashuria dhe u bë nxitësja motivuese për t’u edukuar dhe formuar nëpërmjet shkollimit. Ziqiri Mero nga këshillat që i vlerësonte dhe i zbatonte pa mëdyshje ishin ato që i jepnin prindërit dhe njerëzit e mençur.

Ziqiri Mero e konsideronte pasuri, ndoshta edhe më shumë se kaq, sjelljen e pjesëtarëve të trungut të tij familjar gjatë lëvizjeve politike që ndodhnin në vend. Dy xhaxhallarët e tij, Maliqi dhe Saliu kishin mbaruar Universitetin e Stambollit për Drejtësi. Që të dy ishin atdhetarë të flaktë. Saliu u përfshi në Revolucionin Demokratik të Qershorit dhe u zgjodh deputet në asamblenë e Fan Nolit në vitin 1924.

Dituria, apo urtësia që e karakterizonin Ziqiriun, e bënë atë, një personalitet me vlera, duke filluar nga niveli profesional, vlerat intelektuale dhe e drejta morale për të diktuar moral mjaft besueshëm

0024.Fisnikëria – Fisniku, ka veti të larta morale dhe sillet shumë mirë me të tjerët, që është i ndershëm e zemërgjerë; që është tipar i një njeriu me cilësi të larta morale, që shpreh fisnikëri; ai është fisëm, bujar etj. Pra të qenët bujar, zemërgjerë e i ndershëm, kanë të bëjnë me sjelljen fisnike. “Kush është i aftë për të bërë vepra madhështore, është fisnik”, shkruan Aristoteli.

“Fisniku është i pranishëm me miqtë dhe me veprat e tija, nuk fshihet, sepse fshehja është tipike e atyre që kanë frikë, për këtë arsye flet dhe vepron haptas dhe nuk harron të jetë ironik ndaj vetes”.

Pra, siç nënvizon Aristoteli, njeriu fisnik shmanget nga çfarëdolloj përfitimi duke vendosur të heqë dorë edhe nga jeta e tij nëse është e nevojshme.

Filozofët e shkollës së vjetër stoike thonë se: “njeriu fisnik është i matur edhe ndaj pasurisë, fuqisë dhe fatkeqësive; ai nuk është kurrë i ekzagjeruar as kur gëzon, as kur vuan”.

Sipas Epikurit, “një person fisnik është më i zënë me mençurinë dhe miqësinë”. Sipas N. A. Dobrolyubov, “… vetëm ajo mirësi dhe fisnikëri e ndjenjave janë plotësisht të besueshme dhe mund të jenë vërtet të dobishme, të cilat bazohen në një bindje të fortë, në një mendim të zhvilluar mirë”.

“Njeriu më i pasur në botë është ai që ka nderin më të madh; më i forti është ai që ka ndërgjegjen të qetë; më i miri është ai që ka rrënjosur thellë prirjen për të bërë mirësi”. Zakonisht fisniku i vërtet mbahet në gojë për të mirë. I ka bërë vend vetes. “Rruga e shtruar me lule, kurrë nuk çon te lavdia”. (La Fonten).

Shëmbëlltyra e këtyre postulateve është dhe do të mbetet luftëtari i pa epur Kundëradmirali Ziqiri Mero.

Ai sjelljen e tij në çdo moment dhe situatë e shprehte por dhe vepronte si një njeri fisnik mjaft bindës dhe mjaft konstruktiv.

Detajet përshkruese të Kundëradmiralit Ziqiri Mero, në manifestimin e fisnikërisë, mëson gjëra të reja që të ngjallin krenari dhe të lenë mbresa të thella, duke ju referuar, ngjarjeve, episodeve, fakteve, përshkrimit të ndodhive, për gjatë gjithë jetës së tij, në aspektin e arsimimit, angazhimi në LANÇ, dhe në të gjithë karrierën e tij brilante si ushtarak i sferave të larta. Po kështu, ai ishte dhe është një model i rrallë, në jetën bashkëshortore, familjare dhe sidomos në edukimin e fëmijëve të tij, (i cili ndjehej krenar), me cilësitë, normat dhe virtytet më me vlerë, për të treguar me manifestim e të qenit të edukuar e me kulturë qytetare.

5.Shpirti i njerëzishëm – Shpirti i njerëzishëm karakterizohet nga sjellja dhe i ëmbël në fjalë. I njerëzishëm do të thotë të sillesh mirë me çdo njeri që gjen përpara. I ëmbël në fjalë do të thotë tu drejtohesh me fjalë të ëmbla të gjithëve sikur të flisje me njerëzit e tu… e me ata do të bëhesh mik.

Ziqiri Mero ishte një kuadër me kurajo. Për problemet që mendonte ndryshe dhe në të mire të detyrës dhe vartësve të tij, nuk heshtte, por luftonte t`i zgjidhte me kurajo, sa më drejt e në kohën e duhur. Në të tilla raste ai nisej nga e vërteta dhe i jepte të drejtë atij që e meritonte, pavarësisht nga lidhjet dhe funksionet.

 

Gjithmonë ndrit si shtiza me flamur.

Kur ju shoh ju Kundëradmiral.

Sikur shoh direkun në lart në anije.

Shoh flamurin që valon falë valë.

Shndrit nuri jot si kurorë lavdie.

 

Kur ju shoh juve o Kundraadmiral…

Shikoj historinë e Atdheut tim…

….

Je lapidar i gjallë i truallit arbëror,

Ece mbi një shekull, tani i përjetshëm..

O Kundraadmiral Ziqiriu.. ke qenë dhe do të kujtohesh si një njeri madhështor: u linde, u rrite, u shkollove, u edukove, u trimërove, mësove dhe praktikove i të qenit organizator, drejtues dhe si një lidership model, ndaj do të mbetesh në historinë e popullit tone, figura më e spikatur e atdhedashurisë dhe e mirësisë njerëzore.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top