Në qoftë se nuk e keni këtë problem me siguri keni menduar se po flasim për tartarin si ushqim, por jo nuk është ky rasti. Është një lloj sëmundje që ndodh kur harroni rregullat kryesore të pastërtisë: T’i lani dhëmbët 3 herë në ditë, të përdorni fijen dentare dhe t’i shpëlani pas ngrënies. Kur tartari bëhet pjesë e dhëmbëve tuaj mund të kthehet në një sëmundje serioze përtej faktit që nuk është e këndshme për personin që e ka. Më poshtë janë disa mënyra natyrale që ju vijnë në ndihmë:
Sodë buke dhe kripë: kjo është mënyra më e dëgjuar sepse soda ka një efekt antibakterial dhe gjithashtu ndihmon në zbardhimin e dhëmbëve.
Lëkura e portokallit: Keni menduar ndonjëherë çfarë mund të bëni me lëkurën e mbetur të portokallit? Në qoftë se jo mësojeni tani. Fruta të tilla si limoni, portokalli, qitro janë shumë efektivë për të hequr njollat sepse përmbajnë acide. Mund të fërkoni dhëmbët me lëkurën për 2-3 minuta ose mund të bëni një pastë me të.
Lëngu i limonit: Mund të shkëmbeni lëkurën e portokallit me limonin për rezultate më të shpejta. Përdoreni lëngun e tij si një pastë.
Farat e susamit: Këto fara bëjnë mirë për shëndetin kur i hani por mund t’i përdorni dhe për dhëmbët pasi ato kanë një veti si skrabi, pastrojnë dhe i bëjnë dhëmbët tuaj të shkëlqejnë.
Vaji i kokosit: Ky lloj vaji përthith papastërtitë që ndodhen në gojën tuaj dhe ka të njëjtin efekt si një antibakterial.
Luleshtrydhet dhe domatet: Nuk kishit menduar për një kombinim të tillë jemi të sigurt, por janë të pasura me vitaminë C dhe mund t’i përdorni në qoftë se portokalli dhe limoni nuk ju pëlqejnë. Shtypini në formën e një paste dhe aplikojini në dhëmbët tuaj.
Burimi / intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.