Në këtë epokë, kur teknologjia ka arritur hovin e saj më të madh, një nga detyrat kryesore që ju lind prindërve, është të mësojnë fëmijët të diskutojnë, të debatojnë e të argumentojnë kur janë përballë me moshatarët ose më të rriturit.
Mënyra më e mirë për të bërë këtë është përmes shembullit tuaj. Sesi ju reagoni ndaj tij, kur diskutoni, kur nuk jeni dakord do të përcaktojë edhe sjelljen e fëmijës suaj tani dhe në të ardhmen.
– Së pari, argumentojini fëmijës gjithçka që i thoni. Në këtë mënyrë ata do të mësojnë të përdorin logjikën në ato që kërkojnë e që duan.
– Mos e lejoni fëmijën të argumentojë kur është i mërzitur, sepse do të thotë gjëra për të cilat do të pendohet. Mos e bëni as ju diçka të tillë.
– Tregojini fëmijëve që kur flasin me dikë në radhë të parë të tregojnë qëllimin e tyre. Në këtë mënyrë biseda do të jetë shumë e qartë, sepse shpesh ndodhin keqkuptime që mund të shmangen, nëse secili bashkëbisedues është i qartë në atë që kërkon.
– Mësojini fëmijës të peshojë kërkesat e veta dhe të bashkëbiseduesit e në këtë mënyrë të arrijnë në kompromis që i përshtatet të dyve. E mesmja është gjithmonë e artë.
Burimi / https://www.pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.