Mirëqenie

June 18, 2018 | 14:27

Disa mënyra për të minimizuar rrezikun e goditjes në tru

Njohja e shenjave dhe trajtimi i hershëm mund të zvogëlojë dëmet e shkaktuara nga një goditje në tru, ose ta parandalojë atë krejtësisht. Një goditje është dëmtimi i shkaktuar nga një mpiksje ose një rrjedhje e gjakut në tru. 

¼  e goditjeve ndodhin tek njerëzit nën moshën 65 vjeç dhe dëmet e shkaktuara variojnë nga ndryshimet minimale të kapura në një skanim, deri tek humbja e aftësisë për të folur, vështirësia në gjetjen e fjalëve dhe humbja e kontrollit në pjesë të ndryshme të trupit ose fytyrës.

Testi i shpejtë është i dobishëm:

Fytyra – a mund të buzëqeshni?

Krahët – a mund t’i ngresh ato dhe t’i mbash lart?

Fjala – a është e paqartë ose e vështirë për t’u kuptuar?

Nëse ndonjë nga këto nuk shkon, është koha për të thirrur patjetër mjekun.

Mbani nën kontroll tensionin e gjakut

Tensioni i lartë i gjakut është një faktor i rëndësishëm i rrezikshmërisë për goditje në tru. Për këtë arsye duhet ta mbani nën kontroll. Duhet të përpiqeni ta normalizoni përmes ndryshimit të stilit të jetesës, duke bërë jetë më të shëndetshme aktivitet sportiv, dietë të përshtatshme, ose edhe duke marrë ilaçe nëse vuani nga tensioni i lartë.

Kontrolloni rrahjet e zemrës

Ritmi i parregullt i rrahjeve të zemrës rrit rrezikun e goditjes. Hollimi i gjakut (antikoagulimi) redukton ndjeshëm rrezikun, pasi kthen rrahjet në ritmin normal.

A jeni diabetik?

Diabeti i padiagnostikuar dhe i nënvleftësuar është një faktor i rëndësishëm rreziku për goditje në tru. Ju keni më shumë gjasa të jeni diabetik nëse keni dikë në familje me këtë sëmundje. Nëse jeni diagnostikuar me diabet, menaxhimi i kujdesshëm për të rikthyer nivelin e glukozës në gjak në diapazonin normal, do ta zvogëlojë rrezikun e goditjes.

Duhanpirja

Sa më shumë pini duhan, aq më i madh është rreziku, kështu që nëse nuk mund të hiqni dorë, të paktën rrallojeni.

Kontrolloni kolesterolin

Nivelet e larta të kolesterolit në gjak mund të bllokojnë arteriet, gjë që rrit rrezikun për goditje në tru. Një test i gjakut do t’ju tregojë nëse keni ndonjë problem apo jo.

Mini-goditje

Sulmet e kalueshme ishemike (TIA) shkaktojnë të njëjtat shenja paralajmëruese si goditjet, por zakonisht zgjasin rreth gjysmë ore dhe kalohen plotësisht brenda 24 orëve. Megjithatë, 40% e njerëzve me një TIA do të vazhdojnë të kenë një goditje, dhe rreziku i kësaj është më i madh nëse jeni mbi 70 vjeç, keni tension të lartë të gjakut ose diabet dhe keni simptoma që zgjasin më shumë se 90 minuta.

 

Burimi / www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top