Marrëdhënie

March 20, 2019 | 10:13

Disa mënyra për të rifituar besimin e partnerit, pas tradhtisë

Ashtu sikurse dihet, njerëzit nuk janë perfekt. 23% e meshkujve dhe 19% e grave pranuan të kenë mashtruar partnerët e tyre. Mirëpo, shifrat e tjera janë shumë më interesante. 70% e çifteve shkojnë së bashku tek një terapist, pas tradhtisë që ka kryer njëri prej tyre.

Në këtë artikull, do t’ju vijmë në ndihmë atyre partnerëve që duan të fitojnë sërish besimin e gjysmës së tyre më të mirë. Të dyja gjinitë tradhtojnë, kështu që rekomandimet mund të jenë të dobishme për të dy partnerët:

Mos u mundoni të minimizoni dhimbjen

Një person i tradhtuar duhet të dijë se si ndodhi vërtet. Edhe kur përpiqeni t’i përgjigjeni të gjitha pyetjeve në mënyrë të drejtë, mund të fshihni pa dashje disa detaje pa e kuptuar fare. Mund të jepni edhe disa përgjigje të përgjithshme dhe nuk po gënjeni. Megjithatë, partneri juaj do të ndjejë sikur po fshihni diçka.

Disa detaje dalin me kalimin e kohës dhe e kthejnë jetën e partnerit tuaj në një makth. Ata e mbajnë në kokë imazhin e asaj që ndodhi për një kohë të gjatë. Pra, shmangia e bisedës nuk është një ide e mirë. Mos fshihni asgjë. Për të kapërcyer këtë kohë të vështirë, ju duhet të ndjeni dhimbje, përndryshe plagët nuk do të shërohen. Mos u mundoni të minimizoni vuajtjet, sepse në këtë rast koha është shërimi më i mirë.

Tregoni të vërtetën

Besimi në një marrëdhënie është shumë i brishtë. Nëse ju kanë kapur “mat” një herë, atëherë është më mirë t’i tregoni partnerit tuaj të gjithë të vërtetën. Psikologu Robert Weiss thotë se rivendosja e besimit është e mundur vetëm nëse e bëni marrëdhënien tuaj plotësisht transparente. E njëjta gjë vlen edhe për detajet më të vogla. Nëse shkon në bar me mikun tënd, tregoji partnerit tënd.

Mos sulmoni

Personi i cili ka nevojë për të fituar besimin, do të kalojë një kohë të vështirë. Dëgjimi i reagimeve negative do të jetë realiteti i tyre i përditshëm. Të dy partnerët duhet ta kapërcejnë këtë gjë. Mos sulmoni.

Kur i thoni partnerit tuaj “As ti nuk je ideal”, po përpiqeni të justifikoni veten. Ky është një reagim normal, por mendoni atë që do të merrni në këmbim. Zemërimi i partnerit është i kuptueshëm. Mos thoni gjëra të rënda për ta, nëse po përpiqeni ta shpëtoni marrëdhënien tuaj.

Mos përfshini njerëz të tjerë

Që të dy ju e keni marrë vendimin për të qëndruar bashkë pas tradhtisë, kështu që të dy jeni përgjegjës për këtë gjë. Kjo është arsyeja pse ju kurrë nuk duhet të përfshini njerëz të tjerë në këtë proces: miqtë, të afërmit ose fëmijët tuaj.

E njëjta gjë vlen edhe për të dy partnerët. Bisedat për atë që ndodhi duhet të jenë vetëm mes partnerëve pa një palë të tretë. Psikoterapisti Joe Kort, është i bindur se i vetmi person që mund të jetë palë e tretë është një këshilltar i familjes.

Jepini partnerit më shumë hapësirë

Lëreni partnerin tuaj të ketë më shumë hapësirë në gjërat tuaja personale: rrjetet sociale, mesazhet, thirrjet, etj. Nëse keni vendosur të jeni të sinqertë, nuk keni asgjë për të fshehur. Ky hap do t’ju ndihmojë që partneri juaj të qetësohet dhe t’ju besojë më shumë.

Me kalimin e kohës, partneri juaj do ta kuptojë se nuk ka nevojë ta kontrolloni gjatë gjithë kohës. Dhe kur besimi të rikthehet, marrëdhënia juaj do të normalizohet.

 

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top