Gjumi është mjaft i rëndësishëm dhe jetësor për secilin prej nesh. Një gjumë i mirë sjell përfitime të shumta. Ja se si të bëni një gjumë të qetë, njësoj si të ishit fëmijë…
Fikni dritat
Nëse ka drita ndezur gjatë orarit të gjumit, kjo gjë ndikon në orën biologjike të trupit tonë, duke na dhënë sinjale se duhet të qëndrojmë ende zgjuar. Për këtë arsye, është mirë të fikni dritat kur shtriheni për të fjetur, për t’i dhënë shansin trupit të përgatitet të flejë në mënyrë natyrale.
Shkarkoni një aplikacion
Ekspertët këshillojnë të mos përdorni pajisje teknologjike përpara gjumit, por nëse e bëni është mirë të shkarkoni një aplikacion që ul dritën blu të telefonit duke shmangur efektin e saj në pagjumësi.
Mos pini kafe pasdite
Ndikimi i kafes në gjumë mund të zgjasë 12 orë, prandaj është mirë ta shmangni atë pasdite.
Kryeni marrëdhënie seksuale përpara gjumit
Marrëdhëniet seksuale para gjumit ju ndihmojnë të çlironi hormonin endorfinë dhe të hiqni stresin, qetësoni trupin dhe mendjen dhe jeni gati për gjumë.
Bëjeni gjumin prioritet
Me kalimin e kohës dhe shtimin e përgjegjësive jeta jonë bëhet shumë e zënë dhe e vetmja gjë që preferojmë të sakrifikojmë është gjumi. Kjo nuk duhet të ndodhë. Bëjeni gjumin prioritet dhe mos i sakrifikoni orët e tij.
Burimi / pernenat .al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.