Mirëqenie

November 14, 2019 | 8:30

Disa mënyra se si të ndihmoni dikë që vuan nga depresioni

Keni mikun apo anëtarin e familjes i cili lufton me depresionin, mirëpo nuk jeni të sigurt si ta ndihmoni? Mbase keni frikë t’i thoni apo frikësoheni se po gaboni dhe do t’ia përkeqësoni gjendjen. Apo e keni injoruar problemin, duke shpresuar që do të zgjidhet disi.

Psikiatri K. Luan Phan, nga Qendra Mjekësore Wexner i Universitetit të Ohajos, ka dhënë disa këshilla të cilat mund të ndihmojnë në komunikimin e përditshëm me personin i cili vuan nga depresioni. Çfarë mund të bëni:

Dëgjojeni

Hapi i parë i rëndësishëm është thjesht ta dëgjoni. Dëgjimi nxit personin që të hapet sa më shumë, ndaj do t’ju tregojë për depresionin dhe pikëllimin.

Pyeteni

Nxisni bisedën duke e pyetur sa më shumë që t’ju tregojë për atë që është e rëndësishme dhe që dëshironi të dini më shumë për luftën dhe depresionin e atij personi. Shumë shpesh personat të cilët vuajnë nga depresioni mendojnë për vetëvrasje, ndaj është me rëndësi të nxitet biseda lidhur me të.

Duajeni

Kur e dëgjoni dhe pyesni tregojini personit që jeni i interesuar për të. Dëgjoni me dhembshuri, pa e refuzuar dhe gjykuar, duke i ofruar dashuri. Ndjenja e dashurisë mund ta ndihmojnë që të kërkojë ndihmë.

Veproni

Ruajeni personin. Pyeteni nëse do kishte menduar të bënte vetëvrasje dhe largojeni nga çdo gjë që do të mundë ta përdorte për të dëmtuar veten. Nëse personi është në krizë, qëndroni me të derisa ta kalojë krizën dhe vëreni në kontakt me dikë i cili mund ta ndihmojë.

Lidhuni me të

Nëse situata është kritike kërkoni ndihmën mjekësore. Lidheni personin me njerëzit e tjerë të cilët mund t’i ofrojnë përkrahje. Hulumtimet gjithashtu kanë treguar që lidhshmëria me të tjerët shërben si mbrojtje kundër mungesës së shpresës dhe dhembjes psikologjike. Dhe, mbani në mend, që edhe pasi kriza të kalojë ju duhet ta: dëgjoni, pyesni, doni dhe veproni.

Mbrojeni

Informohuni dhe bashkohuni. Filloni bisedën në mënyrë që të zvogëloni stigmën. Çdokush mund të ndihmojë në ngritjen e ndërgjegjes mbi epideminë e depresionit.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top