Këshilla & Arsye

April 4, 2019 | 8:20

Disa mënyra se si të përgatisni ndryshe çajrat tuaj të preferuar

Për të gjithë ju që konsumoni çaj, më poshtë iu sjellim 6 mënyra se si ta përgatisni atë në mënyra të ndryshme. Lexoni recetat e mëposhtme.

  1. Çaj Kokosi

Përbërësit:

  • 400g qumësht kokosi
  • 400ml ujë
  • 2 lugë sheqer
  • 2 bustina çaji
  • 1 shkop kanellë
  • 2 shotsa rum

Përgatitja:

Shtojmë qumështin e kokosit, ujin dhe sheqerin në një tenxhere. E përziejmë dhe presim derisa të valojë. Ulim temperaturën dhe shtojmë bustinat e çajit dhe shkopin e kanellës. E lëmë të ziej për 5 minuta. Shtojmë 2 shotsa me rum dhe i ziejmë për 2-3 minuta të tjera.

  1. Çaj Molle

Përbërësit:

  • 3 mollë mesatare të qëruara
  • 1 shkop kanellë
  • 2 lugë sheqer

Përgatitja:

Hedhim lëkurën e mollëve në një tenxhere me ujë të valuar. Shtojmë shkopin me kanellë dhe sheqerin. Pasi kanë zier për rreth 10 minuta, kullojmë nga çaji lëkurën e mollëve dhe më pas është gati.

  1. Çaj Matcha

Përbërësit:

  • 1 ½ lugë pluhur Matcha
  • 1 lugë uji të valuar
  • ½ lugë nektar agavi, sipas dëshirës
  • 240 ml qumësht

Përgatitja:

Hedhim pluhurin Matcha në një gotë të madhe dhe shtojmë në të ujin e valuar dhe një lugë nektar agave. I përziejmë derisa të marrin një masë të njëtrajtshme. Shtojmë qumështin dhe pak pluhur Matcha si dekor.

  1. Çaj Hibiskus

Përbërësit:

  • 2 lugë çaj hibiskus
  • 60 ml ujë të nxehtë
  • 180 ml qumësht
  • ½ lugë nektar agavi, sipas dëshirës

Përgatitja:

Hidhni çajin në ujë të nxehtë për 5 minuta. Shtojmë qumështin dhe ½ lugë nektar agavi sipas dëshirës.

  1. Çaj limoni me xhenxhefil ( ginger) dhe ( barishte mate)

Përbërësit:

  • 65g barishte mate
  • 55g lëkurë limoni
  • 1 lugë xhenxhefil

Përgatitja:

Bashkojmë barishten mate me lëkurën e limonit dhe xhenxhefilin. I vendosim në një enë hermetike për një muaj. Për përdorim, marrim 1-2 lugë çaj dhe I përziejmë së bashku me 240 ml ujë të nxehtë për rreth 5 minuta. Mund të shërbehet i ngrohtë ose i ftohtë sipas dëshirës.

  1. Çaj i ftohtë Tajlandez

Përbërësit:

  • Çaj Tajlandez: 1l ujë, 25g gjethe çaji tajlandez
  • Shurup i thjeshtë: 400g sheqer, 360 ml ujë

Përgatitja:

Në një enë të madhe, në një temperaturë të lartë, përziejmë ujin me gjethet e çajit Tajlandez. E lëmë të valojnë, më pas e kullojmë dhe e lëmë të ftohet në temperaturën e dhomës. Përgatisim shurupin në një enë ku përziejmë sheqerin dhe ujin. E përziejmë vazhdimisht derisa sheqeri të jetë tretur mirë. Masa e përftuar mund të shërbehet e ftohtë ose e ngrohtë sipas dëshirës.

 

 

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top