Mirëqenie

March 27, 2019 | 9:20

Disa mënyra të thjeshta që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Ka më shumë se 7 milionë njerëz që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Shpesh e menduar si një sëmundje mashkullore, por në të vërtetë vret më shumë femra në krahasim me kancerin e gjirit.

Ka disa mënyra të thjeshta për të minimizuar rrezikun e këtyre sëmundjeve:

Minimizoni përdorimin e kripës. Kripa rrit presionin e gjakut dhe përdorimi i shumtë i saj rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Kryeni ushtrime gjimnastikore. Është e nevojshme që 30 minuta në ditë të kryeni ushtrime gjimnastikore. Forcon zemrën.

Përdorni omega 3. Pilulat omega 3 janë vaj peshku dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. 2 pilula në javë janë të domosdoshme.

Kryeni shpesh kontrollet e zemrës. Duhet të jeni në dijeni se sa të lartë e keni presionin e gjakut.

Ushqehuni me fibra. Ushqimet e pasura me fibra forcojnë zemrën.

Regjimi i gjumit duhet të jetë i rregullt. Një studim ka dalë në rezultatin se personat që kanë një regjim gjumi jo të rregullt, janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

Përdorni vitaminën D. Vitamina D është e nevojshme për të gjithë ata që vuajnë nga zemra.

Lëngu i shegës. Një studim ka treguar se një gotë lëng shege përmirëson presionin e gjakut.

Stresi. Stresi është një faktor i fshehtë, i cili shkakton sëmundjet e zemrës. Është e rëndësishme të ruani qetësinë.

 

 

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top