Rreth 2/3 e popullsisë së rritur të botës mbajnë virusin që shkakton plagë të buzëve. Për fat të keq, sapo ky virus të futet në trup, nuk del, thjesht jeton brenda teje. Gjëja më e mirë është se shumica e këtyre njerëzve nuk shfaqin ndonjë simptomë. Megjithatë, ata që nuk janë kaq fatlumë e dinë sa e dhimbshme dhe e pakëndshme mund të jetë plaga e buzëve ose siç njihet ndryshe herpesi. Në këtë artikull keni disa produkte natyrore të cilat janë efektive dhe të thjeshta për t’u përdorur.
Hudhër
Hudhra ka një fuqi të fortë natyrore antimikrobike dhe mund të shmangë ënjtjen dhe të ndihmojë që herpesi të shërohet sa më shpejt.
Vitamina C
Forcimi i sistemit imunitar është kyç dhe vitamina C është një antioksidant i njohur dhe mbrojtës imuniteti. Ndaj është shumë e rëndësishme të konsumoni ushqime që përmbajnë vitaminë C.
Balsam me bazë limoni
Balsami me bazë limoni është një krem ose një vaj i koncentruar dhe një ilaç efektiv bimor për herpesin. Ai përmban disa ekstrakte bimore të cilat ndihmojnë në këtë problem. Nëse aplikohet rregullisht, ky produkt mund të zvogëlojë gjysmën e procesit të shërimit. Aplikojeni direkt në zonën e prekur disa herë në ditë.
Vajra esencial
Vajrat esenciale janë të njohur për karakteristikat e tyre antivirale, antibakteriale dhe antiseptike. Disa studime kanë treguar se këto vajra mund të parandalojnë zhvillimin e herpesit nëse e aplikoni atë gjatë fazave të hershme.
Aloe vera
Aloe vera është shumë efektive si produkt antibakterial dhe megjithëse herpsi nuk shkaktohen nga bakteret, aplikimi i Aloe Vera do të parandalojë çdo infeksion potencial. Kjo bimë është gjithashtu shumë e efektshme për të lehtësuar dhimbjen dhe përshpejton shërimin. Merrni një copë të trashë aloe vera rreth 2 cm të gjatë, hiqeni lëkurën dhe vendoseni xhelin në plagë dhe lëreni aty rreth 20 minuta. Përsëriteni trajtimin disa herë në ditë.
Vitaminë E
Vitamina E përshpejton qelizat e dëmtuara të lëkurës duke ndihmuar në riparimin dhe rritjen e atyre të reja. Ka dy mënyra për të marrë atë: ju mund të aplikoni vaj vitamine E direkt në lëkurën e dëmtuar ose hani shumë ushqime të pasura me vitaminë E.
Burimi / gazetasi.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.