Këshilla & Arsye

July 9, 2019 | 11:47

Disa metoda natyrale për lehtësimin e dhimbjeve të dhëmbit

Dhimbja e dhëmbit është një simptomë që mund të shkaktohet nga kushte të ndryshme, nga prania e problemeve të bruksizmit në zgavër. Siç është përmendur dhe nga ekspertët, ajo gjithashtu mund të jetë pasojë e sinusit. Nëse dhimbja vazhdon për më shumë se dy ditë, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Ndërkohë, është e mundur që të lehtësoni dhimbjet falë metodave natyrale.

Antiseptikët dhe ilaçet kundër dhimbjes, karafilët janë ndër mjetet më të mira natyrale kundër dhimbjes së dhëmbëve. Për të kontrolluar dhimbjen, ju mund të përdorni vajin esencial të karafilave. Hidhni disa pika në një copë pambuku dhe vendoseni tek dhëmbët tuaj.

Kur flitet për produktet natyrore kundër dhimbjeve të dhëmbit, është e pamundur të mos përmendësh hudhrën! Konsiderohet si ilaçi i gjyshes, duke pritur që të shkoni tek dentisti mund të vendosni hudhër, për të marrë përfitimet e saj anestezike.

Në rastet kur dhimbja në gojë është për shkak të inflamacionit, mund të përdoret xhel aloe vera. Para aplikimit të këtij ilaçi, i cili është efektiv për shkak të vlerave anti-inflamatore dhe qetësuese, është e këshillueshme që të pastrohet plotësisht goja, duke përdorur një furçë.

Kamomili i thatë është një ilaç i shkëlqyeshëm natyror për dhimbje dhëmbi. Ai në fakt mund të përdoret për të përgatitur çaj dhe gargarë të dobishme për të mbajtur nën kontroll dhimbjet dhe për të lehtësuar inflamimin.

 

Burimi / dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top