- Numëroni mbrapsht
Nëse jeni shumë të nevrikosur mund të nisni nga 100, nëse jeni më pak, nisni nga 10. Gjatë numërimit, do të ulet ritmi i rrahjes së zemrës dhe inati do të bjerë.
- Merrni frymë thellë
Frymëmarrja e shpeshtë rrit ankthin, ndërsa ajo e ngadalta dhe e thella bën të kundërtën.
- Dilni shëtitje
Aktiviteti fizik qetëson nervat dhe ul inatin. Ecni, ngisni biçikletën, apo bëni një lojë me top.
- Qetësoni muskujt
Shtrëngoni dhe pastaj lironi muskujt në zona të ndryshme të trupit për të reduktuar inatin.
- Përsëritni një thënie
Gjeni një fjalë që ju qetëson, ju ul nervat dhe përsëriteni atë disa herë rresht sa herë të ndiheni të mërzitur.
- Bëni tërheqje
Rrotullimi i qafës ose shpatullave, janë shembuj të mirë të lëvizjeve të jogës që ju ndihmojnë të mbani nën kontroll trupin tuaj.
- “Arratisuni” mendërisht
Qëndroni në një dhomë të qetë, mbyllni sytë dhe imagjinoni sikur jeni diku ku dëshironi, në një vend shumë të bukur.
- Dëgjoni muzikë
Lejojeni muzikën t’ju distancojë nga ndjenjat tuaja për disa çaste.
- Ndaloni së foluri
Kur jeni me nerva, mund të thoni fjalë për të cilat të pendoheni më vonë. Më mirë prisni të qetësoheni, pastaj flisni.
- Bëni pak pushim
Jepini vetes të drejtën për të pushuar, për të qenë vetëm, larg të gjithëve.
- Kryeni një veprim
Shkarkojeni energjinë negative, shkruani diçka, vizatoni, ngjyrosni, bëni diçka të mirë për dikë, ndihmoni një njeri në nevojë.
- Gjeni zgjidhjen më të mirë për momentin
Shembull: Nëse jeni mërzitur sepse djali juaj e ka bërë dhomën e tij shumë rrëmujë, më e mira që mund të bëni në moment është thjesht të mbyllni derën derisa të qetësoheni e më pas mendoni për të sistemuar rrëmujën.
- Vonojeni pak reagimin
Mos reagoni menjëherë. Kjo vonesë do t’ju ndihmojë të gjeni zgjidhje më të mira ndërkohë.
- Vizatoni një shenjë që tregon “Stop”
Shenja universale e stopit mund t’ju ndihmojë të reduktoni inatin.
- Ndryshoni rutinën tuaj
Përpiquni të bëni diçka ndryshe nga ajo që ju shkakton stres dhe inat.
- Flisni me një mikeshë
Ndani shqetësimin tuaj me dikë të besuar sepse mund t’ju ndihmojë ta shikoni situatën nga një perspektivë tjetër.
- Qeshni
Asgjë nuk e lufton humorin e keq, si humori i mirë.
- Praktikoni mirënjohjen
Gjeni një moment për t’u fokusuar në gjërat e mira dhe jini falënderues për to.
- Shkruani një letër
Shkruani një letër apo mesazh për personin që ju ka shkaktuar inatin. Pastaj fshijeni. Të paktën ju do të keni shprehur atë që ndjeni.
- Imagjinoni sikur i keni falur
Të gjesh kurajon për të falur një person që të ka bërë diçka të keqe kërkon shumë forcë emocionale. Nëse nuk e bëni dot realisht, të paktën mendojeni.
- Praktikoni empatinë
Përpiquni të vini veten në vendin e personit tjetër, për të kuptuar arsyet dhe pozitën e tij/saj.
- Shpreheni inatin tuaj
Nuk ka asgjë të keqe të pranoni si ndiheni, përsa kohë që e përballoni në mënyrën e duhur.
- Bëhuni kreativë
Kthejeni inatin në diçka pozitive. Ujisni lulet, shkruani një poezi, bëni diçka artistike për të nxjerrë inatin.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.