Të kesh pore të mëdha mund të jetë e sikletshme. Ato bëjnë që lëkura juaj të duket keq, por gjithashtu mund të shkaktojnë puçrra fytyre, pika të zeza dhe prodhim të tepërt të sebumit. Nëse dëshironi të keni lëkurë të pastër dhe të përsosur, ndërkohë poret mund ta bëjnë të vështirë për ju që të arrini qëllimin tuaj. Lajm i mirë është se ka gjëra që mund të bëni dhe produktet që mund të aplikoni për të tkurrur poret tuaja.
Megjithëse shumica e kurave për zvogëlimin e poreve nuk funksionojnë brenda natës, ato mund të ndryshojnë në mënyrë dramatike madhësinë e poreve tuaja për aq kohë sa dhe ju angazhoheni. Ja produktet që mund t’i përdorni në shtëpinë tuaj, me kosto shumë të vogël, por me një vlerë të madhe për një lëkurë të pastër.
Laj fytyrën
Meqë papastërtitë, si yndyra që lëshon fytyra, mund të tkurrin poret tuaja, ju duhet të siguroheni që poret tuaja të qëndrojnë pa probleme. Një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë është duke larë fytyrën.
Përdorni një tonik
Shumë njerëz heqin dorë nga toniku sepse mendojnë se nuk është i nevojshëm. Në të vërtetë, toniku është kryesor dhe duhet ta përdorni nëse keni pore të mëdha.
Aplikoni uthull molle
Edhe uthulla e mollës mund të pastrojë poret tuaja, heq kokrrat e bardha dhe pikat e zeza, gjithashtu largon vajrat e trashë. Përveç kësaj, mund të rivendosë pH e lëkurës suaj, ta tonifikojë atë dhe të luftojë bakteret që shkaktojnë puçrra.
Krem për mbrojtje nga dielli
Ekspozimi në diell është dhe një nga arsyet pse poret bëhen të mëdha, për këtë arsye është e rëndësishme që ju të shmangni daljen jashtë në diell pa mbrojtje. Vendosni kremin tuaj të paktën 10 deri 30 minuta para se të dilni jashtë. Aplikojeni atë në të gjitha zonat e ekspozuara të trupit tuaj. Mos harroni ta ri-aplikoni çdo 2 deri në 4 orë për të siguruar mbrojtje të vazhdueshme.
Aplikoni sodë buke
Për të përdorur sodë buke, ju vetëm duhet të merrni 2 lugë gjelle dhe ti përziheni me ujë të vakët derisa të merrni një masë homogjene. Përhapeni në lëkurën tuaj dhe masazhojeni duke përdorur lëvizje të buta, rrethore për disa sekonda. Kushtoji vëmendje të veçantë zonave ku keni shumë pika të zeza.
Aplikoni Kos
Besoni apo jo, kosi ndihmon me poret. Kosi është i shkëlqyer në largimin e papastërtive dhe njollave për shkak të përmbajtjes së acid laktik. Vetëm sigurohuni që të përdorni kos të freskët. Aplikoni kos në fytyrën tuaj para se të bini dush. Lëreni atë për rreth 10 deri në 20 minuta dhe shpëlaheni. Ju mund ta përsërisni këtë 3-4 herë në javë për rreth një muaj për të marrë rezultatet më të mira.
Burimi / OraNews
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.