Marrëdhënie

May 13, 2017 | 9:05

Disa nga faktorët që çojnë në një lidhje materialiste

1

Disa nga faktorët që çojnë në një lidhje materialiste apo ndikojnë tek partneri për të qenë i tillë janë:

Alborena Hylviu Psikologe Klinike

Alborena Hylviu
Psikologe Klinike

• Gjendja ekonomike i detyron partnerët të krijojnë situata nga më të ndryshmet në çift.

• Ndodh që duan të bien në sy apo të duken në shoqëri e në rrethin e tyre miqësor.

• Vuajnë nga varësitë. Studimet tregojnë se kënaqësia në blerjen e gjërave të reja është definitivisht jetëshkurtër. Megjithatë, dëshira për kënaqësi të shkurtra bëhet një varësi.

• Vuajnë nga depresioni. Njerëzit materialistë nuk e kuptojnë që fuqia e tyre e shpenzimeve në fakt nuk është në asnjë mënyrë kontribuues për mirëqenien e tyre. Ata do të tronditen nëse do e dinin se të pasurit priren të kenë norma të larta të depresionit.

• Janë më të detyruar që të shpërbëjnë familjen. Materializmi ka qenë i lidhur me shumë marrëdhënie të pakënaqura. Këtu është rezultati i një studimi, i cili i përfshiu 1,700 çifte. Çiftet e pakënaqura ishin ata që kishin rezultate të larta materializmi. Kishte një mungesë korrespondence në dashuri. Çifte të lumtur ishin ata që kishin pasuri materiale më pak.

Për këtë problematikë fajin e mban shoqëria, e në këtë rast, një pjesë e madhe të fajit e mban edhe vetë bota mashkullore, si dominues dhe prirës i këtyre projeksioneve në jetën shoqërore.

Megjithatë, çiftet duhet të përpiqen të kenë dashuri hyjnore, të pastër dhe të ndeshen me sfidat në jetë, si ato që kanë të bëjnë me ekonominë, por edhe me situatat rastësore, problemet e ndryshme që na shfaqen në jetë. Të dy partnerët duhet të kultivojnë dashurinë e pastër ndaj njëri-tjetrit në përballje të çdo situate, për të kultivuar sigurisht një jetë dhe një familje të shëndoshë për brezat që do të vijnë më pas.

Çiftet që janë jo materialistë, mund të kapërcejnë çdo sfidë nëse ata e shohin lidhjen, martesën dhe familjen si një besëlidhje, dhe kur përballemi me problemin, mund t’i përgjigjemi me durim dhe dashuri e aspak shenja irritomi apo nervozizmi. Në momentin kur bie në pah egoizmi, partnerët për të qenë më shumë materialistë, duhet të luten njëri me tjetrin dhe të bëjnë përpjekje të sinqerta për të hedhur poshtë dashurinë e blerë me para dhe për t’ju shitur asaj jetës luksoze, por që në brendi mund të mos ketë lumturinë, partnerin apo bashkëshortin/en e duhur dhe duke humbur shumë gjëra të rëndësishme brenda një lidhjeje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top