Në fokus

October 3, 2019 | 9:05

Disa nga truket psikologjike që të pasurit i përdorin për të fituar më shumë para

Nuk është vetëm gjendja e llogarisë bankare ajo që i ndan të pasurit nga klasa e mesme. Më të pasurit, më të suksesshmit, kanë tendencën që të mendojnë në mënyrë të ndryshme.

“Të bërit i pasur nis me mënyrën sesi ti mendon dhe çfarë beson rreth të bërit para” shkruan milioneri i vetë-bërë Steve Siebold te “Si mendojnë të pasurit” që e ka shkruar pasi ka studiuar milionerët për më shumë se 25 vite.

Por ka 6 truke mendore që të pasurit i përdorin:

  • Ata i thonë vetes se nuk ekziston mungesa e parave edhe kur nuk kanë mjaftueshëm

Të pasurit nuk janë të frikësuar për të financuar të ardhmen e tyre përmes xhepave të të tjerëve. Nëse u lind një ide e re e jashtëzakonshme që nuk kanë mundësinë që ta financojnë ata “e konkretizojnë duke përdorur paratë e të tjerave për ta realizuar”shkruan Siebold.

  • Ata kanë pritshmëri aq të larta sa mund të jenë të paarsyeshme

Ndërsa klasa e mesme përcakton pritshmëri të ulëta financiare në mënyrë që të mos zhgënjehen kurrë, të pasurit i vendosin pritshmëritë shumë të larta, sepse janë në sfidë. Askush nuk do të mund të jetonte ëndrrën e tij nëse nuk ka pritshmëri të larta. Kampionët nuk presin që gjërat të ndodhin por i bëjnë ato që të ndodhin.  Shumë njerëz vendosin që të jetojnë në shtresën e mesme si përpjekje për të mbrojtur veten nga dështimi.

  • Ata e mendojnë bërjen e parave si një lojë

Të pasurit e mendojnë biznesin, jetën dhe fitimin si një lojë dhe është një lojë që ata duan që ta fitojnë. Kjo është arsyeja se pse milionerët shkojnë akoma çdo ditë në punë duke ndjekur suksesin e radhës.

  • Ata e personifikojnë paranë dhe e shohin si një mik

Të pasurit e konsiderojnë paranë si një nga aleatët e miqtë e tyre më të mëdhenj. Ata e shohin si një mik që ka forcën që të ndalojë netët e shqetësuara pa gjumë, dhimbjen fizike e madhe t’u shpëtojë jetën. Ndërsa të pasurit mendojnë se paraja mund të zgjidhë probleme dhe të blejë qetësinë mendore, shtresa e mesme e sheh atë si një të keqe të nevojshme që zgjat gjithë jetën.

  • Ata bllokojnë frikën

Më të pasurit veprojnë në nivelet e vetëdijes ku frika nuk ekziston. Në këtë nivel mendimi, gjithçka duket e mundur. Çdo ëndërr që duket e çmendur për masat, atyre u duket në mënyrë surprizuese e realizueshme.

  • Ata i thonë vetes se të bëhesh i pasur është diçka e zakonshme

Të pasurit besojnë se suksesi, përmbushja dhe lumturia janë rendi normal i ekzistencës. Ky besim bën që të mëdhenjtë të sillen në mënyra në mënyra që virtualisht garantojnë suksesin e tyre. Nga ana tjetër, shtresa e mesme has vështirësi prej asaj që ata presin. Masat mendojnë se nuk janë të denjë për pasuri të madhe. Kush jam unë, pyesin veten ata, që të bëhem milioner?

 

 

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top