Këshilla & Arsye

April 6, 2018 | 14:09

Disa nga zakonet e fëmijëve

Përplasja e kokës

Çdo fëmijë e ka zakon që të fusë kokën në hapësirat e krevatit apo ta përplas kokën pas jastëkut. Padyshim që është e qëllimshme. Duket e çuditshme, por është e zakonshme. 20 % e foshnjave e bëjnë këtë.

Thithin gishtin

A e dini se foshnjat e thithin gishtin e tyre dhe në mitër? Fëmija e ka zakon të thithë gishtin. Duket sikur tek ai gjen ngushëllim.  Por nëse e bën këtë edhe në gjumë atëherë ju me të drejtë thoni se kur do përfundojë.

Kruajtja e hundës

Kjo mund të jetë një nga zakonet më irrituese për prindërit. Duket disi e shëmtuar.

Ngrënia e thonjve

Nga të gjitha zakonet e këqija tipike të foshnjës, kjo ndoshta ka më shumë mundësi të vazhdojë edhe kur fëmija rritet. Kjo është një shenjë që tregon se fëmija është në stres.

Bërtitja

Fëmijët bërtasin çdo gjë. I përsërisin fjalët që dëgjojnë vetëm duke bërtitur. Në këtë moshë ata nuk e dinë vërtet se çfarë thonë.

Burimi / https://www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top