Mirëqenie

December 6, 2018 | 10:38

Disa receta natyrale që kurojnë infeksionet e gojës dhe të mishrave të dhëmbëve

Mishrat e ënjtura të dhëmbëve janë problem i zakonshëm oral që mund të shfaqen si pasojë e higjienës së keqe, infeksionit me baktere apo si pasojë e disa trajtimeve orale. Për më shumë, ënjtja e mishrave të dhëmbëve shoqërohet me gjakderdhje, dhimbje në mishra, ndjeshmëri e tepërt e dhëmbëve në prekje dhe aromë të keqe nga goja.

Për fat të mirë, ka shumë përbërës natyralë që e luftojnë këtë gjendje, njihuni me to…

  1. Uji i ngrohtë me kripë

Përzierja për shpëlarje të gojës me ujë të ngrohtë dhe kripë ofron lehtësim nga gjakderdhjet dhe mishrat e ënjtura të dhëmbëve.

Përbërësit: 1 lugë kripë (5 gramë), ½ e gotës me ujë të ngrohtë (100 ml).

Udhëzimet: Lugën me kripë e derdhni në gotën me ujë të ngrohtë dhe shpëlani gojën me këtë lëng për 30 sekonda. Shmangni pirjen e përzierjes, pasi mundet të shkaktojë reaksione aspak të dëshirueshme. Përdoreni dy deri tre herë në ditë.

  1. Limoni

Përbërësit alkalinë dhe me antibiotik të lëngut të limonit po ashtu ndihmojnë të merren me një gjendje si kjo. Substancat me acide eliminojnë bakteret e dëmshme dhe reduktojnë inflamacionet e mishrave të shkaktuara nga ndonjë infeksion.

Përbërësit: Lëngun e ½ së limonit, ½ e gotës ujë të ngrohtë (125 ml).

Udhëzimet: Shtrydheni limonin për lëng dhe e përzieni me gjysmë gote ujë të ngrohtë. Shpëlajeni gojën për 20 sekonda dhe e pështyni. Përdoreni dy herë në ditë.

  1. Trumza

Infuzioni me trumzë është një ilaç i butë kundër inflamacioneve që kontrollon dhimbjen e shkaktuar nga infeksioni i mishrave të dhëmbit. Duke shpëlarë gojën, parandalohet rritja dhe zhvillimi i baktereve.

Përbërësit: 2 lugë trumzë (20 gr), 1 gotë ujë (125 ml).

Udhëzimet: Vloni ujin dhe kur të ketë vluar, shtoni trumzën dhe ulni temperaturën. Lëreni për dy minuta, hiqeni nga tenxherja dhe lëreni të ftohet për pak kohë.

Kur përzierja të jetë gati për t’u konsumuar, përziheni dhe shpëlani gojën për 20 deri 30 sekonda. Më pas shpëlani gojën si zakonisht.

 

Burimi / supershendeti.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top