Këshilla & Arsye

March 2, 2019 | 8:13

Disa truke praktik dhe efektiv për t’i mbajtur këmbët të shëndetshme

Studiuesit e kanë thënë me qindra herë se shumica e grave veshin gjithmonë këpucët e gabuara. Mënyra më e mirë për të mbajtur këmbët e shëndetshme është të vishni ato të madhësisë tuaj. Por përveç kësaj ka edhe disa truke të vogla që mund t’ju ndihmojnë për të qëndruar të shëndetshme brenda mundësive tuaja.

1.Lidhni ose ngjisni gishtat e 2 dhe 3 në çdo këmbë për të shmangur dëmtimin e tyre.

2.Përpiquni të ecni zbathur sa më shumë që të mundeni. Kjo ju lejon që këmbët tuaja të marrin frymë dhe kjo është mënyra më e mirë për të parandaluar mykun tek thonjtë.

3.Shtrijini këmbët me një llastik në fund të ditës, për të ndihmuar në lehtësimin e stresit dhe dhimbjes.

4.Spërkatni me pak alkool brenda këpucëve për të mbyllur poret dhe për të zvogëluar djersitjen.

5.Mund të aplikoni shirita prej silikoni në thembra për të mos lejuar këmbët të rrëshqasin.

6.Lani këmbët tuaja me uthull molle për të shmangur aromat e padëshiruara.

7.Mos lejoni që thembrat e këpucëve të ndryshme të prekin njëra-tjetrën në raftin ku i ruani, për të shmangur përhapjen e aromave të pakëndshme dhe mikrobeve.

8.Vendosni qese të mbushura me ujë brenda këpucëve dhe lërini ato në frigorifer nëse doni t’i zgjeroni.

9.Nëse keni një flluskë në thembër, mos e vendosni horizontalisht leukoplastin, por vendoseni vertikalisht që të mos ju bjerë kur fërkohet me këpucën.

10.Bëjini kallot e këmbëve tuaja me ananas, nivelet e tij të aciditetit dhe cilësitë që ka ky frut do t’ju ndihmojnë që t’ju zbuten thembrat.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top