Pyetje: Cili ishte ndëshkimi më i turpshëm që keni duruar kur ishit fëmijë? Prindërit nuk janë njerëzit më kreativë në botë, por qortimi i madh funksionon shumë mirë!
Disa prindër të mirëkuptueshëm duhet të mendojnë jashtë parashikimeve kur vjen puna për të nxjerrë dënime. Merrni rastin e familjes në historinë e sotme. Një baba nga Utah, i quajtur Mark dhe e fejuara e tij, Ally, kur mësuan se vajza e tyre 10-vjeçare, Kaylee, kishte dhunuar një vajzë në klasën e saj, prindërit vendosën t’i jepnin vajzës një dënim që nuk mund ta mendonte.
Kaylee ishte në klasën e katërt në Viewmont Elementary në Murray, Utah, dhe kur ndodhi kjo ngjarje u dërgua në shtëpi me një shënim nga shkolla e saj, ku shkruhej se për javë të tëra kishte sulmuar një bashkëmoshatare të saj. Me sa duket, vajza e vogël nuk e pëlqente mënyrën se si ajo vishej dhe sigurisht ia bëri të ditur.
Kur prindërit e Kaylee u përballën me vajzën e tyre për mënyrat e saj të ngacmimit, ata thonë se ajo nuk shfaqi asnjë pendim për sjelljen e saj. Mark dhe Ally krijuan një plan për të ngjallur ndjeshmërinë e 10-vjeçares, por kjo gjë ka ngjallur mjaft polemika…
Hapi i thjeshtë për të ngjallur ndjeshmërinë te një fëmijë në kasë të katërt
Dënimi i Kaylee për dhunimin e shoqes së saj filloi në një dyqan mjaft të lirë. Prindërit e saj e detyruan vajzën që të blinte veshjet më të këqija për t’u veshur në dy ditët e ardhshme të shkollës. Kaylee përfundoi duke u veshur me veshje të modës së vjetër, gjë që shumica e 10-vjeçarëve nuk e duan.
Pas kësaj të gjithë komentonin që Mark dhe Ally e kanë veshur me rrobat e rinisë së tyre. Por pasi stacioni i lajmeve lokale Fox 13 Salt Lake City transmetoi vendimin e familjes, historia e tyre u bë shumë shpejt virale, me këtë të fundit nënkuptohet që u përhap në çdo cep të globit.
“Është e çuditshme kur mendoj se kam marrë një vendim për një ditë dhe pesë ditë më vonë, ka faqe interneti në të gjithë botën që flasin akoma për të”, është shprehur Mark në stacionin e lajmeve.
Natyrisht, njerëzit të internetit kishin shumë për të thënë për dënimin publik të kësaj vajze të vogël – disa e vlerësonin vendimin e familjes dhe të tjerët… jo aq shumë. Njëri prej tyre madje e ktheu situatën, duke thënë se Kaylee është “dhunuar” nga njerka.
Megjithatë duke i lënë mënjanë të gjitha këto, mjaftuan vetëm dy ditë dënim që Kaylee të merrte një mësim të ri. Pasi kërkoi një falje të sinqertë ajo dhe vajza që kishte ngacmuar janë bërë përsëri shoqe.
Burimi / tiphero.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.