Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Mastersin e Jerusalemit në xhudo për herë të katërt.
Në finale të kategorisë deri 52 kg, Distria e mposhti britaniken Chelsie Giles.
Mastersi është prej garave më të mëdha të xhudos, ku vetëm Kampionati Botëror jep më shumë pikë për ranglistën olimpike.
Me triumfin e artë në Masters, Distria i ka fituar plot 1800 pikë në ranglistën botërore. Në Masters paraqiten vetëm xhudistët më të mirë nëpër kategori.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.